Kriza politike që ka përfshirë vendin do të jetë në qendër të emisionit “Opinion” mbrëmjen e sotme, ku në lojë janë futur edhe ndërkombëtarët. E ftuar në emision, ministria Elisa Spiropali e pyetur nëse ka maxhoranca ka një reflektim pas protestës së të martës së opozitës, apo qëndron në të njëjtin pozicion, ajo u përgjigj:
“Keqardhje e madhe edhe për deklartën e eurodeputetëve sot që kanë qenë të detyruar të vijnë në këtë vend të zgjidhin problemet tona. Kemi një reflektim dhe reflektimi është sa keq që ndërkombëtarët u detyruan të flasin troç. Patjetër i bën dëm Shqipërisë”/ Dl/ Opinion.al