Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza/ 1.400 policë për zhvendosjen e refugjatëve nga Idomeni

2016/05/25 at 2:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza/ 1.400 policë për zhvendosjen e refugjatëve nga Idomeni

Policia greke ka filluar me evakuimin e kampit të Idomenit, një kamp provizor refugjatësh në kufirin me Maqedoninë.

Mijëra refugjatë qëndrojnë në këtë kamp duke shpresuar prej muajsh që të hapen kufijtë për të përdorur itinerarin ballkanik, faktikisht të mbyllur, në drejtim të Europës Perëndimore.

Sipas mediave greke në aksion marrin pjesë rreth 1400 policë grekë që e bllokuan kampin me një rreth të gjerë policor. Me zbardhjen e ditës një helikopter i policisë u ngrit për të filmuar evakuimin dhe dërguar pamjet në qendrën e misionit.

Shtypi nuk u lejua fillimisht t’i afrohej kampit.

Nëntë autobusë me refugjatë janë larguar nga kampi gjatë të martës. Megjithatë një pjesë refugjatësh u përpoqën të fshiheshin në fushat përreth për t’i ikur aksionit policor. Disa organizata humanitare i kishin njoftuar refugjatët më parë për aksionin policor, e sipas dëshmitarëve që të hënën një pjesë e refugjatëve janë larguar nga kampi për t’u fshehur në rajonet përreth.

Një dëshmitar nga ana maqedonase i ka thënë agjencisë Reuters, se ka parë një trupë të madhe policore. Megjithatë aksioni për boshatisjen e Idomenit është zhvilluar më qetësi. Familjet me fëmijë i kanë mbledhur plaçkat në çanta të mëdha.

Sipas të dhënave të autoriteteve, refugjatët që jetojnë në kushte shumë të vështira në Idomeni do të zhvendosen në kampet në jug të Idomenit, me kushte më të mira.

“Evakuimi po zhvillohet pa probleme”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke për refugjatët, Jorgos Kyritsis. Parashikohet që kampi i Idomenit të boshatiset deri në fund të kësaj jave. Mediat kishin raportuar në javët e fundit për tregti droge dhe prostitucion në Idomeni. 15.000 vetë ishin vendosur në mars në këtë kamp./DW

Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

22 Maj, 2025 11:27 am
I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës

22 Maj, 2025 11:19 am
Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
Aktualitet

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

22 Maj, 2025 11:10 am
Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

22 Maj, 2025 10:59 am
Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
Aktualitet

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

22 Maj, 2025 10:48 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Dënohet me dy vjet e tetë muaj burg avokati Radovan Çela

22 Maj, 2025 10:43 am
Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
Aktualitet

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

22 Maj, 2025 10:30 am
Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
Aktualitet

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

22 Maj, 2025 10:17 am
FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
Bota

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

22 Maj, 2025 10:14 am
“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza
Bota

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

22 Maj, 2025 10:04 am
Para
Gjashtë vite e zhdukur/ Nëna e Bleona Matës: Vajza mund të jetë në Angli

Foto/ U zhduk 6 vite më parë, a është kjo Bleona Mata?

Si i dha fund lidhjes me modelen Bali Bej për shkak të xhelozisë

Si i dha fund lidhjes me modelen Bali Bej për shkak të xhelozisë

Foto/ E fitojnë Kupën e Evropës, fotografohen nudo me trofeun

Foto/ E fitojnë Kupën e Evropës, fotografohen nudo me trofeun

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij
22 Maj, 2025

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, tha në një reagim në rrjetet sociale se Artan...

Lexo më shumë

I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës

I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës
22 Maj, 2025

Të marrësh aq shumë vota të bën të ndihesh krenar, por është edhe përgjegjësi më vete. Kështu u shpreh para...

Lexo më shumë

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
22 Maj, 2025

Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare. Ish-kreu i Kadastrës mësohet se ndërroi jetë në...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
22 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes së befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com