I është dhënë dënimi me shtatë vite burg një politikani rus pasi reagoi kundër sulmeve ushtarake në Ukrainë.
I dënuari është 60 vjeçari Alexei Gorinov, arrestimi i të cilit u bë në muajin prill.
Shkak i arrestimit të Gorinov u bë një video e filmuar prej tij, gjatë një mbledhje të këshillit të qytetit të Moskës. Në video e filmuar, ai kritikonte sulmin ndaj Ukrainës.
Në ligjin e ri të vendosur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thuhet se ai që shpërndan lajme të rreme për ushtrinë do të dënohet me 15 vite burg.
Ndërkohë, aktivisti për të drejtat e njeriut Pavel Çikov deklaroi se vendimi për Gorinov ishte dënimi i parë me burg në bazë të ligjit të ri.