Të kritikosh, të kërkosh llogari, të flasësh lirshëm, në Kinë të kushton shtrenjtë, edhe nëse je shtetas i huaj.
Një gazetare franceze është dëbuar së fundmi nga Kina pasi publikoi një artikull ku kritikonte qasjen e politikës kineze ndaj ujgurëve myslimanë në rajonin Xinjiang të Kinës.
Ursula Gauthier, e cila punon për revistën “L’Obs”, ka shkruar rreth protestave në Xinjiang, por Kina e cilëson këtë artikull si përkrahje për “terrorizmin dhe veprat e dhunshme”.
Gauthier këto pretendime i ka quajtur absurde ndërsa Kina i ka anuluar liçensën e vepimtarisë mediatike në atë vend.