Bota

Kritikoi luftën në Ukrainë, biznesmeni rus vdes pasi ra nga kati i 6-të



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 01/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i gjigantit rus të energjisë Lukoil, Ravil Maganov ka humbur jetën pasi u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë, disa muaj pasi kompania e tij kritikoi pushtimin e Putinit në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse bëhet me dije se 67-vjeçari Ravil Maganov u rrëzua nga kati i 6-të i spitalit ku po merrte trajtim mjekësor.

Mediat lokale raportuan gjithashtu se forcat e rendit ishin në vendngjarje dhe po punonin për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Lukoil, i cili është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi, ishte një nga kompanitë e pakta në vend që kundërshtoi luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë në mars kompania u shpreh: “Duke bërë thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur, ne shprehim ndjeshmërinë tonë të sinqertë për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi.

“Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë.”/Opinion.al

 

 

Pas