Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

2025/07/30 at 8:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë të Moskës në Zvicër, duke e akuzuar Evropën se po mirëpret “kriminelë të luftës” pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

Kundërshtarët e liderit rus, Vladimir Putin, frikësohen se më shumë se tre vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainë, disa fuqi dhe institucione perëndimore po rrezikojnë që të normalizojnë marrëdhëniet me Moskën.

Përmes një letre të hapur, të nënshkruar nga ish-të burgosur politikë si Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov dhe Ilya Yashin, akuzuan Zvicrën për mikpritjen e aleatëve kryesorë të Putinit, përfshirë kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, në kohën kur Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës.

Një delegacion i kryesuar nga Valentina Matvienko, kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, mbërriti në Gjenevë të dielën për të marrë pjesë në një takim treditor të parlamentarëve globalë që nisi të hënën.

Delegacioni përfshinte gjithashtu Pjotr Tolstoin, nënkryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit, dhe Leonid Slutskin, kryetar i Komitetit për çështje ndërkombëtare i kësaj dhome.

Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky janë nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe sanksione ndërkombëtare.

Kjo vizitë duket të jetë e nivelit më të lartë e zhvilluar në Evropë nga parlamentarë rusë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Ndërsa Gjeneva pret kriminelët e luftës Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky, trupat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme raketore ndaj qyteteve ukrainase. Po vdesin civilë, fëmijë dhe gra”, u tha në letër.

Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky janë “figura kyç të regjimit të Putinit, drejtpërdrejt përgjegjës për nisjen e luftës së agresionit kundër Ukrainës, shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe përndjekjet në shkallë të gjerë brenda Rusisë”, u tha në letrën e hapur.

“Kjo pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare në Zvicër duhet të jetë e ndaluar dhe ata të arrestohen”.

Ngjarja treditore u organizua nga Unioni Ndërparlamentar (IPU), një organizatë e parlamenteve kombëtare, me seli në Gjenevë.

Zvicra tha se në këtë rast ka vepruar në bazë të ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Si shtet mikpritës, Zvicra bën gjithçka që është e mundur për të lehtësuar punën e organizatave ndërkombëtare që kanë seli në territorin e saj, dhe veçanërisht në Gjenevë”, tha për AFP një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Zvicrës.

Autoritetet zvicerane mund të autorizojnë përjashtime nga kufizimet e udhëtimit, “sidomos nëse personi po udhëton për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare”, shtoi zëdhënësi.

Zyrtarët ukrainas kanë shprehur zemërim për pjesëmarrjen e delegacionit rus në ngjarjen në Zvicër./REL

Ju sugjerojmë

Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin
Bota

Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

31 Korrik, 2025 5:29 pm
Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë
Life Style

Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

31 Korrik, 2025 5:12 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump: Mënyra më e shpejtë për fundin krizës në Gaza është dorëzimi i Hamasit

31 Korrik, 2025 5:06 pm
U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza
Bota

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza

31 Korrik, 2025 4:59 pm
Moti i keq në Kinë, humbin jetën 60 persona
Bota

Moti i keq në Kinë, humbin jetën 60 persona

31 Korrik, 2025 4:51 pm
Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?
Life Style

Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?

31 Korrik, 2025 4:48 pm
Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri
Sport

Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri

31 Korrik, 2025 4:33 pm
Rritet rezerva valutore e BSH/ Synohet normalizimi i kursit të këmbimit
Aktualitet

Rritet rezerva valutore e BSH/ Synohet normalizimi i kursit të këmbimit

31 Korrik, 2025 4:18 pm
SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center
Aktualitet

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center

31 Korrik, 2025 4:01 pm
Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete
Aktualitet

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete

31 Korrik, 2025 3:37 pm
Para
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

TE FUNDIT

Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin
31 Korrik, 2025

Kryeministri i Suedisë i ka bërë thirrje BE-së të "ngrijë" marrëveshjen tregtare me Izraelin. Sipas mediave të huaja, Ulf Kristersson...

Lexo më shumë

Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë
31 Korrik, 2025

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në...

Lexo më shumë

Trump: Mënyra më e shpejtë për fundin krizës në Gaza është dorëzimi i Hamasit

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
31 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës në Gaza është që...

Lexo më shumë

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza
31 Korrik, 2025

Të paktën 69 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com