Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritikat per Check Up, reagon kompania!

2016/03/17 at 8:52 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kritikat per Check Up, reagon kompania!

Pas emisionit Opinion ku ishte i ftuar Kryeministri Rama dhe ku u fol per ceshtjet e shendetesise dhe sidomos per tenderin e check Up – it, ka reaguar kompania 3P Life Logistic Sh.P.K e cila ka fituar koncesionin ne fjale. Kompania ben shpjegimin e meposhtem. Ne po e botojme sic na e ka sjelle, duke riperseritur faktin se te dhenat qe ne kemi perdorur jane te botuara edhe me heret ne shtyp dhe jane perballur edhe ne debatet e emisionit Opinion! Ja sqarimi i kompanise:


 

LETËR INFORMUESE

Lënda:​Informacion sqarues rreth deklaratave të pavërteta të bëra në emisionin “OPINION”, transmetuar nga TV Klan më datë 10.03.2016.

Shoqëria “3P Life Logistic” Sh.p.k, duke marrë shkas nga deklaratat e pavërteta të bëra në emisionin “OPINION” transmetuar në televizonin TV Klan, më datë 10.03.2016, ndjen të nevojshme t’ju drejtohet nëpërmjet kësaj Shkrese për të sqaruar të gjitha palët e interesuara dhe opinionin publik pre e këtyre deklaratave të pabaza dhe të pavërteta.

Në përputhje dhe respekt të së vërtetës, për të mos cënuar imazhin dhe reputacionin e shoqërisë 3P Life Logistic Sh.p.k, kërkojmë t’ju sqarojmë ju për pretendimet e shfaqura gjatë trasmetimit të emisionit, si më poshtë:

1. Referuar Ligjit Nr.125/2013 “Për Konçesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, në momentin e shpalljes së fituesit ligji detyron krijimin e një kompanie të re me objekt zbatimin e Kontratës PPP,

Kompania e Re duhet të regjistrohet si e tillë pranë QKR-së. Mbi këtë bazë është krijuar shoqëria 3P Life Logistic, e cila mban: Numër Identifikimi (NIPT) L42409015I datë 05.12.2014.

Si pasojë e sa më sipër çdo e dhënë që ka të bëjë me Kontratën PPP, Laboratorët, Qendrat Shëndetësore, personelin etj, rezultojnë të gjitha pas datës së mësipërme të regjistrimit.

2.​Në emisonin “OPINION” u tha se shoqeria ka vetëm 1 (një) Laborator, gjë e cila nuk është e vërtetë
​2.1 Më poshtë gjeni Listen e plotë te 9 (nëntë) Laboratorëve të Liçensuar nga QKL-ja

Masterlista e Laboratorëve të Liçensuar të shoqërisë “3P Life Logistic”

Nr.
Nr. i Licencës
Data e Lëshimit

1
LN-9107-02-2015
05/02/2015
2
LN-9274-03-2015
10/03/2015
3
LN-9340-03-2015
23/03/2015
4
LN-9372-03-2015
30/03/2015
5
LN-9373-03-2015
30/03/2015
6
LN-9359-03-2015
30/03/2015
7
LN-9750-06-2015
16/06/2015
8
LN-9751-06-2015
16/06/2015
9
LN-0020-09-2015
01/09/2015

​2.2 Sipas deklaratës mujore E-SIG Shkurt 2016, të shoqërisë “3P Life Logistic”, vërtetohet ​lista e stafit prej 62 (gjashtëdhjetëedy) personash që janë personel mjekësor i laboratorëve si:
​Mjek, Bioinformaticien, Teknolog Mjekësor, Diognostimim Molekular, Teknik Laboratori, ​dhe Infermier. Shume prej personelit mjekësor janë diplomuar në Universitetet më të mira ​Europiane dhe Amerikane.

​Theksojmë se një pjesë e stafit mjekësor që punon në këto laboratorë përbëhet nga mjek me ​eksperiencë shumëvjeçare në fushën laboratorike dhe me tituj shkencorë si: Ass. Profesor / ​Doktor i Shkencave Mjekësore, etj.

​​2.3 Në shërbim të projektit janë vënë edhe 14 (katërmbëdhjetë) Laboratorë Klinik-​Biokimik të nënkontraktuar në qytete të ndryshme të vendit si: Sarandë, Gjirokastër, Korçë, ​Shkodër, Lezhë, Laç, etj.
​​2.4 Në dispozicion të projektit janë gjithashtu edhe 5 (pesë) Ambulanca (Njësi Mobile), që ​mbulojnë zonat e thella me infrastrukturë problematike të cilat gjatë muajve të dimrit ​bllokohen nga dëbora.
​​Vetëm nëpërmjet këtyre Njësive Mobile kanë kryer Kontrollin Shëndetësor Bazë rreth 4,000 ​(katërmijë) qytetarë, kryesisht në Zonat Rurale.

3.​Theksojmë se Laboratori i shoqërisë “3P Life Logistic” është i akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), e cila kreu akreditimin nën supervizimin e ekspertëve Italian të akreditimit.

Ekzaminimet e të gjithë kampioneve bëhen në përputhje të plotë me protokollet ndërkombëtare laboratorike dhe proçedurat e kontrollit të cilësisë. Të gjitha këto garantojnë saktësinë absolute të rezultateve.

4. ​Të dyja rastet e publikuara nga opozita, njëra në emisionin “OPINION” më datë 28 Janar 2016, dhe “RD” më datë 8 Shkurt 2016, janë kontestuar nga ana jonë, në mënyrë shkencore, së bashku me mjekët tanë të laboratorëve (gjeni bashkangjitur Shkresat përkatëse).
Deri më sot nuk ka asnjë rezultat që të mos jetë i saktë nga laboratorët tanë. Njëra nga përgjigjet i është dërguar me shkrim edhe emisionit “OPINION”.

5.​Në emisionin “OPINION” u tha se:
“Pjesëmarrja në Kontrollin Shëndetësor Bazë, në vitin e parë, ka qënë 216,000 (dyqindegjashtëmbëdhjetë mijë) qytetarë”.

Zbatimi i Projektit filloi më 1 Prill 2015, kështu që viti kalendarik i parë nisi në 1 Prill 2015 e përfundon më 31 Mars 2016. Realizimi i Kontrollit Shëndetësor Bazë deri në fund të marsit 2016 pritet të jetë rreth 332,000 (treqindetridhjetëedymijë) qytetarë.

E pavertetë është shifra e deklaruar për pjesëmarrjen në Kontrollin Shëndetësor Bazë: ​​​​216,000 (dyqindegjashtëmbëdhjetëmijë) qytetarë.

E vërtetë është shifra:​332,000 (treqindetridhjetëedymijë) qytetarë.

6.​Në emisionin “OPINION” u tha se:
“Autoriteti jep 6,000,000 (gjashtëmilion) Euro këtë vit, vitin tjetër jep 18,000,000 (tetëmbëdhjetëmilion) Euro” si dhe “janë dhënë kompanisë 120,000,000 (njëqindenjëzetmilion) Euro”.

E vërteta është;
• Viti 2015 totali i faturimeve: (360,466 x 1,537)/140 = 3,957,400 Euro (pa TVSH).
• Viti 2016 sipas Kontratës duhet të jetë: (475,000 x 1,537)/140 = 5,214,000 Euro (pa TVSH).
• Në 10 vjet totali sipas Kontratës: 5,214,000 x 10 = 52,140,000 Euro (pa TVSH)

Të pavërteta janë shifrat e deklaruara prej 6,000,000 (gjashtëmilion), 18,000,000 (tetëmbëdhjetëmilion) dhe 120,000,000 (njëqindenjëzetmilion).

E vërtetë është shifra 5,200,000 (pesëmilionedyqindmijë) Euro në vit (pa TVSH)

7.​Ҫmimi për një Kontrolli Shëndetësor Bazë është 1,537 Lekë + TVSH= 1,844 Lekë/Kontroll.

Ҫmimet sot në treg për këtë paketë shëndetësore variojnë nga 5,000 deri në 8,000 Lekë. Kosto mesatare për një Kontroll Shëndetësor Bazë për vitin e parë të projektit, duke ju referuar numrit të kontrolleve të realizuara prej 332,000 (treqindenjëzeedymijë), rezulton përsëri shumë herë më e ulët se kosto që qytetarët duhet të paguajnë në qoftë se e marrin këtë shërbim tek spitalet private.

8.​Në emisonin “OPINION” u tha se:
“Gjysma e grave kanë dalë të alkoolizuara”.

Kjo është e pavërtetë.

Kjo deklaratë është e pavërtetë, duke qënë se Autoriteti i vetëm që prodhon statistika për Kontrollin Shëndetësor Bazë është Ministria e Shëndetësisë, e cila është dhe administratori i vetëm i database i të dhënave.

Kjo Ministri nuk ka dhënë asnjë informacion të tillë ose të ngjashëm me të. Minimuni që duhej bërë në këtë rast është të pyetej Autoriteti (Ministria e Shëndetësisë) për saktesinë e të dhënave.\

Duke garantuar transparencën dhe integritetin tonë profesional, jemi të gatshëm në çdo kohë për të ndarë me ju informacionin që vërteton për sa ju kemi informuar më sipër.

Me respekt,

___________________________
Altin FANI
Administrator i shoqërisë



Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Mësoni çfarë ju bën joshëse sipas shenjës suaj të horoskopit

Horoskopi, 17 mars

Eneda Tarifa realizon fotosesionin për Eurovizion

Eurovizioni tallet me Eneda Tarifën

Skena e krimit/Si iu bë atentat biznesmenit me gruan në makinë

Skena e krimit/Si iu bë atentat biznesmenit me gruan në makinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com