Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kritikat ndaj qeverisë janë legjitime, por opozita gaboi për mandatet”

2019/03/10 at 7:34 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kritikat ndaj qeverisë janë legjitime, por opozita gaboi për mandatet”

Robert Hand, Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, thotë se dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës në Shqipëri është i pajustifikueshëm, pavarësisht se kritikat ndaj qeverisë janë legjitime.
Si një njohës i mirë i zhvillimeve në Shqipëri, ai në një intervistë për Zërin e Amerikës ka treguar edhe takimin që kreu i PD-së pati në Vjenë, në OSBE.

“Isha rishtazi në Vjenë në një takim të OSBE-së. Lulzim Basha ishte atje. Dëgjova disa nga kritikat e tij për qeverinë aktuale në Shqipëri. Dhe pavarësisht nëse isha dakord apo jo me një pjesë të atyre kritikave, nuk dëgjova që të paraqitej një situatë që do të justifikonte një bojkotim të parlamentit dhe aq më tepër që të ndërmerrej hapi i mëtejshëm i dorëzimit të mandateve dhe të bërjes së qartë që nuk do të kthehen më. Pavarësisht nëse dikush është i kënaqur apo jo me situatën tani në Shqipëri, shtrohet pyetja se në ç’drejtim do të shkohet nga kjo pikë, se çfarë të mbetet. Fakti i hidhur është se ajo që mbetet është pak a shumë protesta në rrugë, të cilat mund të shndërrohen të dhunshme dhe janë bërë të tilla deri në njëfarë mase”, thekson Robert Hand.

Kritika ka dhe për përjashtimin e deputetëve që refuzuan të djegin mandatin nga Partia Demokratike.

“T’i etiketosh personat nga brenda partisë tënde që nuk duan të dorëzojnë mandatet dhe të largohen, t’i quash ata tradhtarë, apo t’i kërcënosh t’i përjashtosh nga partia, më duket revoltuese që të ndodhë një gjë e tillë. Ky ishte një veprim me të cilin njerëzit kanë të paktën të drejtën të mos jenë dakord. Unë punoj për anëtarë të Kongresit amerikan. Edhe ata janë përfaqësues të zgjedhur. Gjatë viteve kam parë se kur janë përballur me bojkote në Shqipëri apo diku tjetër, ata kanë vendosur një standard goxha të lartë për ndërmarrjen e një hapi të tillë. Ata mendojnë se është gjithnjë më mirë të qëndrosh në lojë, të angazhohesh dhe të marrësh pjesë në luftën e ideve në parlament, se sa të tërhiqesh dhe ta kthesh pak a shumë në një luftë në rrugë”.

Robert Hand thotë se qeveria e Ramës ka bërë disa punë të mira, por sipas korrupsioni vazhdon të mbetet problem.

“Në përgjithësi diku në gjysmën e mandatit të dytë të partisë në pushtet, nën sistemin demokratik që ka Shqipëria ku fituesi duket se i merr të gjitha, korrupsioni duket se fillon gjithnjë të luajë rol. Gjërat fillojnë të gërryhen. Gjërat fillojnë të bëhen më pak demokratike dhe mendoj se i kemi parë disa nga këto gjëra të ndodhin së fundmi në Shqipëri dhe opozita ka kritika legjitime për këtë. Dhe kjo nuk duhet të ulë disa nga gjërat që ka arritur realisht qeveria e tanishme. Kanë bërë edhe disa gjëra të mira. Reforma e gjyqësorit është në parim një gjë e mirë. Zbatimi i saj ka krijuar disa probleme. Pra, ka të mira dhe të këqija”./Opinion.al

Etiketa: Robert Hand

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Ndërron jetë këngëtari i njohur

Për tre ditë disa zona në Tiranë pa energji elektrike

Si mund ta përdorim mjaltin

Si mund ta përdorim mjaltin

Protesta e opozitës në Fier, arrestohen dhe dy të tjerë

Protesta e opozitës në Fier, arrestohen dhe dy të tjerë

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com