Futbollisti me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi po kalon një moment të vështirë te Arsenali, madje nuk ka luajtur as edhe një minutë të vetme në Premier League këtë sezon.
Paraqitja e dobët e tij është kritikuar ashpër edhe nga tifozët. Ndërkohë, në një intervistë për “Der Spiegel”, Mustafi thotë se nuk është “mbrojtësi i dytë më i keq në botë”, duke iu përgjigjur një sondazhi që e rendit mes mbrojtësve më të dobët të planetit.
“Do të më pëlqente të dija se si do të ishin rezultatet po të kishin votuar trajnerët më të mirë të Evropës. Është e vërtetë që kohët e fundit kam bërë disa gabime. Nuk kisha luajtur për 3 javë dhe luajta pa stërvitje pasi trajneri kishte nevojë. Në pushim të ndeshjes ishim 4-1 dhe u dëmtova prapë. Pas ndeshjes u kritikova shumë nga tifozët dhe nga shtypi”, tha Mustafi./ Opinion.al E.Xh.