Bota

Kritika e Obamës për demokratët


               Publikuar në : 21:52 - 16/11/19 |
Al Do

Ish presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar kandidatët për presidentë demokratë, duke bërë thirrje kundër politikave që nuk janë “të rrënjosura në realitet”. Ai tha se demokratët rrezikojnë të tjetërsojnë votuesit nëse shkojnë shumë larg majtas politikisht.

Ish presidenti tha se shumica e votuesve nuk duan të “shkatërrojnë sistemin”.

Obama ende nuk ka mbështetur publikisht një kandidat demokrat. Deri tani 18 demokratë kërkojnë kandidimin për të marrë përsipër garën presidenciale kundër republikanit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Kandidatët favoritë kryesorë janë ish-Zëvendës Presidenti Joe Biden, senatorët Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders dhe Pete Buttigieg, kryetari i bashkisë së South Bend, Indiana.

Obama nuk përmendi asnjë kandidat me emër dhe nuk kritikoi ndonjë propozim specifik politikash. Në vend të kësaj, ai nxiti demokratët që “t’u kushtonin vëmendje” votuesve për çështje të tilla si kujdesi shëndetësor dhe emigracioni.

Këto komente, vijnë më pak se katër muaj para zgjedhjeve të demokratëve dhe paraqesin një nga ndërhyrjet më të mëdha të ish-presidentit Obama në garë deri më tani. Ato mund të shihen si një kritikë ndaj senatorëve Sanders dhe Warren, që shihen gjerësisht si dy nga kandidatët më të majtë në këtë fushë. Të dy kandidatët kanë bërë thirrje për ndryshime të gjera politike dhe ekonomike, duke përfshirë politikat që do ti jepnin fund sigurimit shëndetësor privat dhe dekriminalizimin e vendkalimeve të paligjshme kufitare. Por zoti Obama, i cili ndejti në Shtëpinë e Bardhë nga 2009 deri në 2017, tha se vendi ishte “më pak revolucionar dhe se është i interesuar për përmirësim”. /Opinion.al

Pas