Kryesore

Krisje në marrëdhënien me Berishën? Ja si përgjigjet presidenti Meta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:02 - 06/06/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka folur këtë mbrëmje edhe për marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha, e cila prej të shtunës duket se ka pësuar një krisje.

Shkak i kësaj ‘’krisje’’ është bërë fakti se Ilir Meta ka firmosur lirimin nga detyra të Bajram Begajt nga Stambolli. Kjo bëri që Begaj të votohej nga Kuvendi dhe të zgjidhej President i Republikës.

Në një studio televizive, presidenti Meta është shprehur se nuk ka asnjë krisje apo shqetësim në marrëdhënie me Berishën.

Gjithashtu Meta u shpreh se Berisha mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane nëse mendon se ka pasur shkelje të Kushtetutës.

’Berisha mbetet gjithmonë krijues, jo vetëm në fushën e mjekësisë por edhe në letërsi. Për mua nuk ka asnjë krisje dhe asnjë shqetësim në marrëdhëniet me të. Nëse ai mendon se kam shkelur Kushtetutën do bënte mire t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane’’,-ka thënë Meta në Syri Tv./Opinion.al

Pas