PS-LSI kanë mosmarrëveshje dhe kjo nuk flitet më vetëm korridoreve por para mikrofonëve. Në mëngjes Petrit Vasili i shfaq në një linjë me Bashën kur tha se “ne sjemi republikë ekspertësh por republikë parlamentare”
Sakaq kreu i Komisionit të Posaccëm për reformën, Fatmir Xhafa nga foltorja e parlamentit iu përgjigj Berishës dhe LSI së bashku.
“E dëgjova Berishën që foli për grupin e ekspertëve, kam dëgjuar edhe të tjerë që thonë që kjo është republikë parlamentare s’është republikë
ekspertësh. Është e vërtetë që është republikë parlametnare por mjerë ai parlament që e ndërton Kushtetutën, ligjin, mbi banalitetet, batutat, mbi paligjshmërinë e politikanëve.
Republika parlamentare të forta janë ato që këshillohen nga ekspertët, vlerësojnë para së gjithash ekspertët, dhe burrat e shtetit ndahen nga cfarë janë të aftë të kenë në krahë dhe nga cilët këshillohen. Sa i takon ekspertëve, jam i nderuar që kam punuar me ta”, tha Xhafa.