Festat, shqiptarët më të dashur apo më hipokrit është tema e bisedës së sotme në “Opinion” e cila vjen në këtë mbrëmje Krishlindjesh. I ftuar në emision, pedagogu Mark Marku, ka treguar edhe një histori të tijën të veçantë që ka lidhje me atë periudhë të errët të regjimit komunist ku u prishën kishat. “Unë jam lindur në vitin kur u prishën Kishat dhe Xhamiat. Jam pagëzuar me priftin e fundit. Më kanë çuar katër orë në një kishë më kufi me Pukën për të më pagëzuar. Në shtëpinë time janë festuar të gjitha festat”, tha Marku