Aktualitet

Krishtlindjet/ Mbahet mesha e besimtarëve, respektohen masat anti-COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 25/12/20 |
Opi Nion

Sot data shënon 25 dhjetor, një nga ditët më të rëndësishme në besimin e krishterë, dita e lindjes së Jezu Krishtit.

Mëngjesin e sotëm po mbahet mesha e besimtarëve në katedralen “Ngjallja e Krishtit” me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, këtë herë ka një numër të vogël besimtarësh të cilët po ndjekin meshën brenda ambienteve të katedrales.

E njëjta situatë paraqitet në gjithë botën, madje vende të cilat janë me popullsi shumicë të krishterë kanë marrë masa të forta që mos lejojnë grumbullimet apo mbledhjet masive familjare për Krishtlindje./ Opinion.al

 

 

Pas