Aktualitet

Krishtlindjet/ Begaj takohet me Imzot Arjan Dodaj dhe Kryepeshkopin Anastas Janullatos



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:08 - 25/12/22 |
Opi Nion

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Presidenti i Republikës Bajram Begaj u takua me Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, të Kishës Katolike të Shqipërisë dhe me Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë.

Presidenti Begaj përcolli urimet më të mira për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët katolikë: “Uroj nga zemra që kjo ditë të sjellë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë, në këto kohë jo të lehta. Kjo ditë e veçantë, dita simbol e lindjes së Krishtit, zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, te familja dhe te besimi,” theksoi Presidenti.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj riktheu në vëmendje takimin me Papa Françeskun disa ditë më parë në Vatikan.

“Papa Françesku është një mik i madh i shqiptarëve ndaj i përcolla ftesën për të vizituar sërish Tiranën. Mesazhet e tij për një botë në paqe ku të gjithë duhet të jemi më solidar, padyshim kanë rezonancë kudo në botë, ashtu sikundër edhe në Shqipëri. Thirrja  e djeshme, ku Ati i Shenjtë kërkoi nga njerëzit që të bëjnë diçka të mirë për të risjellë shpresën, mendoj se vjen e fortë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm,” tha Presidenti.

Sakaq gjatë vizitës me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, Presidenti Begaj përcolli urimet më të mira për të gjithë besimtarët e fesë ortodokse.

“Kjo ditë na rikthen te njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar, për të sjellë dhe kultivuar paqe, bashkëpunim e solidaritet, për t’u kujdesur për tjetrin me dëshirë e dashuri. Kjo festë, na rikujton se thjeshtësia dhe përulësia janë vlera njerëzore dhe virtyte të çmuara që i shërbejnë paqes dhe harmonisë në familje e komunitet dhe nxisin prosperitetin mes popujve. Dashuria për njëri-tjetrin duhet të mbizotërojë, sepse vetëm ajo e bën botën një vend më të mirë për të gjithë”, tha Presidenti.

Presidenti Begaj përfitoi nga rasti për të uruar Kryepeshkopin Janullatos që një muaj më parë celebroi 50 vjet si kryepeshkop, duke e falënderuar për kontributin që Fortlumturia e Tij dhe Kisha Ortodokse kanë dhënë për Shqipërinë.

Pas