Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

2023/09/22 at 10:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

Në Poloni gjuha e përdorur nga Zelensky duket se nuk është pritur edhe aq mirë dhe ka krijuar shqetësim në radhët e krerëve të shtetit.Krisja në raportin e Ukrainës me Poloninë pas vendosjes së embargos së njëanshme të grurit nga ana e Varshavës, u bë edhe më shumë evidente gjatë fjalimit të Volodymyr Zelensky-t në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Në Poloni gjuha e përdorur nga Zelensky duket se nuk është pritur edhe aq mirë dhe ka krijuar shqetësim në radhët e krerëve të shtetit.

I pari që ka reaguar pas komenteve të të parit të Kievit, është kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Ne do të mbrojmë të gjitha të drejtat tona në kontekstin aktual gjeopolitik dhe e dimë se si duhet të formësohen këto të drejta“, iu përgjigj kryeministri polak, Zelenskyt.

Gjatë mitingut në Świdnik, ai mori në analizë fjalët e Zelensky-t, i cili kritikoi fqinjët e Ukrainës, duke thënë se në mënyrë periodike bllokuan eksportin e produkteve ukrainase në Perëndim nga frika se do të konkurronte me prodhimin vendas me çmime më të ulëta.

“Është shqetësuese të shohësh disa nga miqtë tanë në Evropë duke luajtur me solidaritetin në teatrin politik”, tha Zelensky në OKB, duke shtuar se këto kombe pa dashje po “ndihmonin” Moskën.

Por, Morawiecki ishte tepër i ftohtë në qëndrim, duke i kërkuar Zelenskyt që të mos i ofendojë më polakët.

“Dua t’i them Presidentit Zelenski që të mos i ofendojë më polakët. Polakët nuk do ta lejojnë kurrë këtë, dhe mbrojtja e emrit të mirë polak nuk është vetëm detyra dhe nderi im, por është detyra më e rëndësishme e qeverisë polake”, theksoi Mateusz Morawiecki.

“Ai e di dhe ne të gjithë e dimë se në Ukrainë po zhvillohet një luftë për sigurinë e Evropës. Ne e dimë këtë dhe kjo është arsyeja pse ne po ndihmojmë duke organizuar dërgimin e armëve, sepse tani ne po armatosemi kryesisht, por qendra në Rzeszów funksionon dhe do të punojë së bashku me aleatët tanë”, shtoi shefi i qeverisë së Varshavës.

Por, cila është mosmarrëveshja e grurit që ka nxitur krisjen e marrëdhënieve mes Polonisë dhe Ukrainës?

Më 15 shtator, pasi Brukseli hoqi embargon e BE-së për importin e grurit nga Ukraina në pesë vende të BE-së në kufi me Ukrainën, Polonia prezantoi një embargo të njëanshme, e cila çoi në një krizë në marrëdhëniet polake-ukrainase.

Më 20 shtator, ambasadori i Ukrainës në Poloni, Wasyl Zvarych, u thirr me urgjencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pala polake i përcolli atij një notë “proteste të fortë” kundër fjalëve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Pasi Polonia shpalli këtë vendim, Ukraina paraqiti një ankesë ndaj Varshavës në OBT dhe në një intervistë për “Rzeczpospolita”, Taras Kaczka, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Tregtisë ukrainase, njoftoi se në ditët në vijim Kievi do të vendosë një embargo ndaj qepëve, domateve, lakrës dhe mollëve nga Polonia.

“Ne nuk do të heqim embargon tonë nëse nuk zhvillojmë një zgjidhje të përbashkët, të besueshme, të sigurt dhe efektive në mënyrë që interesat e fermerëve polakë të sigurohen dhe gruri ukrainas të mos hyjë në Poloni”, tha ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus ditën e sotme duke iu referuar mosmarrëveshjes midis Polonisë dhe Ukrainës në lidhje me produktet bujqësore.

Fermerët polakë janë kundër importit të drithit nga Ukraina për faktin se ky drith është më i lirë se ai që prodhojnë ata vetë. Kështu që, në rastin e importit të drithit ukrainas, i cili nuk përmbush as standardet e BE-së, ata do të kishin probleme me shitjen e prodhimeve të tyre.



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
EMRI/ Qëlloi policinë me armë zjarri, identifikohet autori

VIDEO/ Momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” nga 42-vjeçari

Horoskopi, 1 shtator 2023

Horosokopi 23 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023

Parashikimi i motit për ditën e sotme
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com