Tensione janë regjistruar edhe tek Rruga e Elbasanit.
Protestues të opozitës janë përplasur me forcat policore, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka.
Nga protestuesit dëgjohen thirrjet “Policia e krimit”.
Policia ka kërkuar herë pas herë që të lirohen rrugët, pasi kjo përbën vepër penale, por kjo thirrje është refuzuar nga demokratët.
Po ashtu gjatë përplasjeve deputeti i PD, Flamur Noka pretendoi se në mes të protestuesve ka efektivë policie që janë të armatosur.