Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi “vrasje – vetëvrasje”, mes psikologjisë dhe kulturës

2018/06/21 at 10:59 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Krimi “vrasje – vetëvrasje”, mes psikologjisë dhe kulturës

NGA ÇAPAJEV GJOKUTAJ


 

1. Ditët e fundit një 31-vjeçar vrau në Tiranë një gjimnaziste 18-vjeçare. Arsyeja: vajza refuzonte vazhdimin e një lidhjeje dashurie. Brenda pak orësh lajmi u bë viral, e hasje kudo në televizione, radio, gazeta, portale, rrjete sociale. Lexuesi a shikuesi kanë interes të shtuar për lajme të tilla. Dhe është e kuptueshme. Këto lloj ngjarjesh kanë fuqi ngashënjyese, përmbajnë dramë, mëdyshje, përplasje, gjak e vetëmohim. Nga antikiteti deri në ditët tona, përbërës të tillë kanë ngjizur kryevepra dhe kanë tërhequr dete lexuesish e spektatorësh në çdo kohë.

Shënimet në vijim nuk synojnë të përshkruajnë rastin në fjalë, aq më pak ta gjykojnë atë nën prizmin: cilat ishin fajet e djalit e cilat të vajzës. Përtej rastit konkret, synohet kryesisht dukuria, sepse kur ndjekim sensacione të kësaj natyre, mbase na bën mirë t’i ikim sadokudo kërshërisë dhe të kujtojmë edhe disa gjëra të tjera.

2. Krimi “vrasje – vetëvrasje” nuk është dukuri thjesht shqiptare. Haset gjithandej. Statistikat thonë se në vendet e vogla të Europës si Zvicra, Holanda, Finlanda etj. ndodhin 5-6 krime të tipit “vrasje – vetëvrasje” në vit. Në Britani shifra ngjitet në 29, kurse në Gjermani arrin 63. Në çdo rast, gati gjysma e këtyre e krimeve gjallojnë në skemën “ai – ajo”, d.m.th. burri vret gruan, partneri partneren a ish-partneren dhe pastaj ia heq dhe vetes. Përtej përshtypjes së parë, mashkulli i rasteve të tilla nuk dëshmon forcë e burrëri, përkundrazi. Psikologët e përcaktojnë profilin e tij si karakter i dobët dhe i paqëndrueshëm.

Të vrasësh tjetrën pastaj edhe veten, përbën spektakël shpërthyes, sepse bashkon dy ngarkesa të kundërta, njëra shfaqet në dukje, tjetra gjallon në thelb. Ngjan si demonstrim i një force të pazakontë, vrasësi ngre dorë kundër jetës. Jo vetëm kundër jetës së tjetrit, por edhe kundër jetës së vet. Në thelb, është pafuqi bërtitëse: vrasësi nuk e përballon dot jetën, por nuk përballon dot as vdekjen. Ndaj kërkon ta shoqërojë edhe dikush tjetër. Si rregull, karaktere të tilla janë të paaftë të përballen me stresin dhe me opinionin.

Nuk gjejnë dot identitetin e tyre ndaj atashohen me tjetrën. Ndarja prej saj u ngjan si fund i ekzistencës vetjake, si zhbërje identitare. Krimineli që kryen vrasje pastaj ia heq edhe vetes, konkludojnë kërkimet psikologjike, ka përgjithësisht person alitet narcistik, nuk i reziston stresit, bie në depresion. Për të gjetur pak dritë në këtë tunel të errët jo rrallë përdor lëndë narkotike ose alkool dhe priret t’i ikë vetëkontrollit. Me një fjalë, karakter i dobët.

3. Duket se edhe ekzekutuesit shqiptarë të krimit “vrasje – vetëvrasje” kanë po këtë profil psikologjik. Nëse duam të gjejmë diçka mirëfilli shqiptare, duhet t’i ikim rrafshit të psikologjisë e të vijmë në rrafshin e kulturës. Te ne mungojnë kërkimet për këtë lloj krimi, megjithatë, mund të thuash se vrasjet në përgjithësi i kemi disi të favorizura. Shpesh vret vëllai vëllanë për një copë tokë, fqinji fqinjin për një gardh, burri gruan pse nuk i hapi dritaren, babai vajzën pse i ktheu fjalën etj., etj..

Vrasje ndodhin kudo, por motivet vështirë se mund të jenë kaq banale. Ia marrim jetën tjetrit për hiçmosgjë. Kjo lehtësi për të vrarë duket se është favorizuar nga dobësia e shtetit dhe fuqizimi i vetëgjyqësisë, kriza e vlerave, ndikimi sipërfaqësor i feve etj.. Vetëkuptohet që kjo klimë favorizon edhe krimin “vrasje – vetëvrasje”. Maskilizmi është një dukuri tjetër kulturore që favorizon krimin “vrasje – vetëvrasje”, madje e favorizon drejtpërdrejt. Ndihesh keq kur në “Facebook”-un e 31-vjeçarit që vrau gjimnazisten këtë javë, gjen jo një, por disa komente të tipit: të lumtë dora, mirë ia bëre, por s’kishe pse vrisje veten.

Para dy vjetësh, një biznesmen fierak vrau një vajzë që kërkonte të ndërpriste një lidhje dashurie dhe pastaj vrau edhe veten. Kufomën e vajzës e përcollën vetëm familjarët, kurse atë të biznesmenit e përcollën qindra vetë. Mentaliteti maskilist dënoi vajzën e gjorë, por favorizoi biznesmenin, megjithëse ishte ai personi që mbartte thuajse të gjitha fajet: e konceptonte vajzën si pronë, ishte i martuar e mbante lidhje jashtëmartesore, kishte kryer krimin e dyfishtë etj..

Kjo frymë e theksuar maskiliste të sjell ndër mend se segmente të tëra të shoqërisë sonë kanë një strukturim skizofrenik: mënyrën e jetesës, veshjet, makinat etj. i kanë bashkëkohore, por thellë vetes ruajnë patriarkalin e dikurshëm me mustaqe, qeleshe e mendje të mykur. Vetëkuptohet se strukturime të tilla skizofrenike kanë sjellë e do vazhdojnë të sjellin akte të çekuilibruara dhe vështirë të shpjegueshme, siç është dhe krimi “vrasje – vetëvrasje”, që po shfaqet pak si dendur.

Etiketa: ÇAPAJEV GJOKUTAJkrimivetevrasjevrasje


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Studimi/ Personat më të bukur janë të djathtë

Të martuar, por jo të dashuruar, partnerët rrëfejnë eksperiencat e tyre

Saransku, qyteti i humbur që gjallërohet prej Botërorit

Saransku, qyteti i humbur që gjallërohet prej Botërorit

“Time” ironizon keq Trump për situatën e emigrantëve në SHBA!

“Time” ironizon keq Trump për situatën e emigrantëve në SHBA!
















TE FUNDIT

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
15 Maj, 2025

Teksa numërimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit janë drejt përfundimit, në pikëpyetje mbetet ‘fati’ i zarfeve...

Lexo më shumë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
15 Maj, 2025

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së janë mbledhur të gjithë sonte në Tiranë ku nesër do të zhvillohet...

Lexo më shumë

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
15 Maj, 2025

Për shkak të samitit të Komunitetit Politik Europian të premten e 16 Majit në Tiranë, policia ka marrë një sërë...

Lexo më shumë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
15 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në forumin botëror të IDU-së të zhvilluar në Bruksel ku tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com