Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Golem zbardhet dëshmia e autorit të krimit në polici. Veli Dervishi, 73 vjeç ka rrëfyer në polici se gruaja e kishte tradhtuar dhe kjo ishte arsyeja pse e kishte vrarë. “Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën”, është shprehur i moshuari në polici.
Ngjarja ndodhi dje rreth orësh 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi në gjendje të alkoolizuar goditi gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërin prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij. “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët e burrit, ndërsa ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në polici dhe të vetëdorëzohej.
Ccifti ishte duke pushuar në Golem, kur ndodhi ngjarja e rëndë.