Një krim në familje tronditi qytetin e Patosit orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku burri vrau gruan me thikë pas një debati të ashpër.
Viktima është Resmije Gocaj 50-vjeç, ndërsa autori, bashkëshorti Kovaç Goxhaj 55- vjeç.
Arsyet e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa autori është vetëdorëzuar në polici me duart me gjak. Burime nga policia e Fierit kanë thënë se , 55-vjeçari ka mbërritur në gjendje shoku në komisariat.
Nga hetimet e para, vrasja ka ndodhur për një grindje mes bashkëshortëve dhe një situatë të rënduar psikologjike të autorit. Bashkëshortët ishin vetëm në shtëpi kur ndodhi ngjarja.