TIRANE- “Dëgjuam të qarat e djalit më të madh që i thërriste babait”. Kështu thotë fqinja e çiftit Dervishi. Duke folur pas ngjarjes ajo tha e fëmijët qanin…
Admir Dervishi është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e Ildës bashkëshortes së tij, duke lënë jetimë 2 fëmijë, djalin 4 vjeç dhe vajzën 8 muajshme.
Banorë të tjerë kanë treguar se kishin dëgjuar të shtënat me armë rreth orës 07:07 të mëngjesit të sotëm.
Çifti Dervishi banonte me qera në pallat tek rruga e Qelqit në Kombinat. Mësohet se autori kishte deklaruar në polici se kishte dyshime se bashkëshortja e tradhëtonte.
Ilda Dervishi humbi jetën në spital pak kohë pasi mbërriti për të marrë ndihmën e shpejtë. Ajo u qëllua nga bashkëshorti, punonjës i Gardës.