Krimi në familje ka goditur Durrësin. Ngjarja e rëndë e ndodhur rreth mesnatës ka ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit.
Mësohet se në orën 23:35, një 45-vjeçar me inicialet L.C ka vrarë me thikë gruan e tij 33-vjeçare M.C.
Burime zyrtare bene me dije se 45 vjeçari, banues në Xhafzotaj, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë, bashkëshorten e tij brenda shtëpisë së tyre. Për pasojë ajo ka ndërruar jetë.
Autori pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. /Opinion.al