Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Krimi më ka kërcënuar familjen”, Ambasada Amerikane publikon rrëfimin e Saida Dollanit: Jam përballur me… 

2024/03/28 at 11:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Krimi më ka kërcënuar familjen”, Ambasada Amerikane publikon rrëfimin e Saida Dollanit: Jam përballur me… 

Zëvendëskryetarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saide Dollani ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është dashur të përballet që në momentin që vendosi të bëhej gjyqtare. 

Ajo shprehet se është kërcënuar bashkë me familjen nga eksponentë të krimit të organizuar gjatë punës së saj si gjyqtare. 

Videoja e rrëfimit të saj është publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas në mars. 

“Unë jam Saida Dollani, nënkryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në moshën 24-vjeçare vendosa të bëhesha gjyqtare për të kontribuar konkretisht në vendosjen e shtetit ligjor që po lindte pas diktaturës së gjatë. Vështirësitë dhe paragjykimet për shkak të të qenit femër ishin të shumta. Kam hasur paragjykime për vendimin që kam marrë për të ndjekur karrierën si gjyqtare në të njëjtën kohë si nënë e dy fëmijëve, 6 vjeç e 7 e gjysmë. Vështirësia e dytë ishte lufta kundër paragjykimit se një gjyqtare femër nuk do të ishte aq e aftë dhe e fortë sa duhej për të gjykuar çështjet penale. 

Në një karrierë të gjatë si gjyqtare, nuk kam bërë kurrë kompromis me padrejtësitë dhe paligjshmërinë, kam hasur edhe presione, edhe kërcënime. Edhe familja ime ishte pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar. Burri im ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Ato i krijuan shumë shqetësim, por ai kurrë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ti e ke marrë përgjegjësinë e gjyqtarit, bëje detyrën sa më mirë. Nuk po e bën vetëm për fëmijët e tu, po e bën për fëmijët e të gjithëve. 

Sot, i them çdo vajze dhe gruaje që secila prej jush shkruan historinë e saj të karrierës, ndaj përqafoni cilësitë tuaja më të mira dhe mos e nënvlerësoni kurrë potencialin që keni për ta bërë botën më të mirë. Qëndroni të fortë dhe vazhdoni të kapërceni të gjitha pengesat që hasni në karrierën tuaj. Ju jeni pasuria më e vlefshme e vendit tuaj, ndaj kontributi juaj është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive. Nënës sime, i them faleminderit dhe mirënjohëse së pafund që e bëri kaq mirë detyrën e saj, duke më dhënë të gjithë forcën dhe dritën e duhur për të parë qartë se ligji është i barabartë për të gjithë”,-thotë gjyqtarja. 

Ju sugjerojmë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Para
Putin: Nuk sulmojmë asnjë vend të NATO-s, por do rrëzojmë avionët F-16 që Perëndimi do dërgojë në Ukrainë 

Putin: Nuk sulmojmë asnjë vend të NATO-s, por do rrëzojmë avionët F-16 që Perëndimi do dërgojë në Ukrainë 

Çështja e vulës dhe logos së PD në Apel, Sefa: Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin

Çështja e vulës dhe logos së PD në Apel, Sefa: Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin

Plan masash për parandalimin e kultivimit të kanabisit

Plan masash për parandalimin e kultivimit të kanabisit

TE FUNDIT

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com