Një ngjarje makabër ka ndodhur në Itali. Salvatore Amauro ka vrarë në Piano Sorrente Napoli, vëllain e tij Francescon, pas një sherri. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Por për të zhdukur gjurmët dhe për të fshehur krimin, e ka shuar trupin e të vëllait me sodë kaustike, si në metodat mafioze “pulpara bianca” të shuarjes së kufomave me acid. Krimi i cili ka ndodhur më 7 dhjetor është zbuluar nga policia. Salvatore Amauro është rrëfyer, ndërsa është zbuluar se tretja e trupit të viktimës në lëndën kimike është bërë në afërsi të banesës së autorit.