Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi makabër në Palasë, dëshmitari: Si e gjeta trupin e 12 vjeçarit

2016/08/19 at 8:41 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimi makabër në Palasë, dëshmitari: Si e gjeta trupin e 12 vjeçarit

Personi që ka gjetur trupin e pajetë të 12­ vjeçarit A. Zaharia në fshatin Palasë, ka qenë një punëtor ndërtimi nga Librazhdi, i cili ndodhej duke punuar vetëm pak hapa larg vendit ko ndodhi ngjarja.

Ndriçim Muzhaqi, tregon në një intervistë për “Panorama” se si e gjeti viktimën dhe menjëherë lajmëroi Policinë, duke telefonuar në numrin 129.

Ai thotë se ka dëgjuar një të moshuar, duke qarë dhe për këtë arsye ka dalë nga shtëpia ku po punonte. Ndërsa kur ka bërë vetëm disa hapa ka parë pamjen makabre, duke nxituar të telefonojë Policinë.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?

Unë kam qenë duke punuar këtu te kjo godina e vjetër. Më patën punësuar mua dhe një mikun tim për ta rikonstruktuar. Dje (të mërkurën) kishim ardhur nga Dhërmiu, pasi mbyllëm një punë atje dhe po punonim këtu në Palasë. Vetë jam nga Librazhdi, por punoj kështu herë pas herë kur më kërkojnë. Ngjarjen e mora vesh kur dëgjova një plakë që po qante me të madhe. Më tërhoqi vëmendjen dhe dola të shoh çfarë kishte ndodhur. Aty pastaj pashë pamjen e tmerrshme, që s’do të mundem ta heq dot nga mendja sa të kem jetë.

Pra, ju jeni personi që keni gjetur trupin e pajetë?

Po, unë e pashë djalin.

Ishte shumë larg jush?

Jo, ja disa hapa, siç e shihni edhe vetë. (Tregon me gisht vendin pranë një avllie ku janë vendosur lule e qirinj).

Si e gjetët viktimën?

Nuk di çfarë t’ju them. Ishte e tmerrshme ajo që pashë. Djali kishte veshur një palë pantallona të bardha të shkurtra, një palë shapka me gisht dhe një bluze, që tani nuk di t’ju them çfarë ngjyre kishte se mund ta imagjinoni vetë.

Çfarë bëtë, si vepruat?

M’u prenë gjunjët. Nuk di si ta përshkruaj atë gjendje. Për disa minuta, nuk e mblidhja dot veten. Më pas i thirra një fshatari këtu dhe i tregova çfarë kishte ndodhur. Nxora telefonin nga xhepi dhe i rashë 129. Në fillim s’mu përgjigj njeri. Më pas brenda sekondash më mori dikush dhe më tha që ishte Policia e Shtetit. Ja, shikojeni telefonin, se e kam telefonatën këtu. Ka qenë ora 10:06 kur kam njoftuar Policinë.

Erdhi shpejt Policia?

Po, po, shumë shpejt. Në fillim erdhën disa policë Rrugorë që ishin afër. Më pas ata të Policisë Kufitare. Brenda pak minutash këtu u mbush vendi me policë. Si e gjetën autorin? Duke ndjekur gjurmët e gjakut që kishte lënë rrugës deri te shtëpia e tij.

PANORAMA

Etiketa: 12 vjecarijorgo zanikrimipalasevlore

Ju sugjerojmë

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

27 Qershor, 2025 8:19 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

27 Qershor, 2025 8:00 pm
Para
Krimi në Golem/ Ja çfarë tha në Polici familja e Sokrat Shanit për lidhjen e tij me Jonidën

Dyshimet/ "Jonida nuk u vra nga biznesmeni"

FOTO/ A është shëndoshur sërish Ilir Meta?

Ndryshime në qeveri? Ja përgjigja e Ilir Metës

Babai dhe njerka seks në sy të fëmijës, ndalohen nga policia

Babai dhe njerka seks në sy të fëmijës, ndalohen nga policia

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com