Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi i dyfishtë në Shkozë, nëna e autorit tregon fjalët e të birit: E vrava Migenën

2023/04/09 at 8:14 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Krimi i dyfishtë në Shkozë, nëna e autorit tregon fjalët e të birit: E vrava Migenën

Familja e Roland Sinanit, që vrau kunatën Migenën dhe më pas veten, pas ceremonisë mortore në Tufinë kanë hapur dyer e mortit në shtëpinë e tyre në Shkozë. Gëzim dhe Ikbale Sinani, presin ngushëllime nga të afërmit, por nuk e fshehin dot dhimbjen për humbjen e nuses dhe të djalit të tyre. Klan Neës intervistoi të dy prindërit e autorit, të cilët duket të shokuar nga ngjarja e të shtunës.


“Më duket e pabesueshme që Landi bëri këtë punë, nuk e di, ai ishte një fëmijë shumë i dashur. Bënte muhabet me Migenën, sikur ta kishte motër. Po kjo hataja që u bë tashi… Kështu, mërzit njëra, mërzit tjetri”, thotë nëna e tij.

E ëma e autorit tregon momentet para krimit makabër.

“Ishte këtu te ky këndi, nuk kam gjumë më tha. I thashë shko shtrihu, sepse kishim bërë në plan me blerë disa pula, sepse kishin çuni edhe nusja ditëlindjen, njëri me 11, tjetri me 13 Prill. Mirë tha mirë, do shkoj të shtrihem. Edhe shkova u shtriva. Do blija qumështin në 05:00 të mëngjesit, thashë të kisha fuqi me nejt”.

Nëna e Rolandit tregon edhe momentet pas vrasjes së Migenës dhe komunikimin që kishte me Rolandin.

“Dëgjova krismën, pas 20 minutash, edhe u çova. Pashë derën e nuses të hapur. Landi ishte në korridor. Po qante goca, e ulur. Dhe unë o Migena, o Migena se po të qan goca. Landi tha e vrava Migenën. Mu duk dhe i qetë, nuk e di sesi e bëri dhe atë punë, as vetë nuk e di. Atëherë unë mora gocën në krahë dhe thashë çohu mër burrë se na ka zënë hataja”.

Babai i Rolandit gjeti forcën për të treguar si e gjeti të birin e pajetë në oborrin e shtëpisë.

“Ai në fakt kishte vrarë Migenën, brenda. Kur dëgjova zhurma pau-pau dy herë, kam ardhur e kam gjetur shtrirë, gjaku deri në gju… është ekzagjerim deri në gju, por dua të them që ishte larë me gjak. Aty kam ngritur njerëzit e shtëpisë, çohuni mor çohuni. Shkonte gjaku deri atje poshtë, vura duart në kokë, nuk kisha çfarë të bëja. Lerë që ishte errësirë, me gjet ndonjë fashë, ndonjë gjë, që mos derdhej shumë gjak…”

Ata pranojnë se i biri kurohej prej disa vitesh nga problemet e shëndetit mendor, por nuk e mendonin kurrsesi tragjedinë.

“Ka pas qenë kuruar prej vitesh, 7-8 vjet, ka shumë kohë që mjekohej…”

Policia e Tiranës ka konstatuar se arma e krimit ndodhej pas banesës së familjes Sinani në rrugën “Xhemollari” dhe ka ngritur dyshime se dikush e ka zhvendosur. Një nga të dyshuarit është edhe vetë babai, Gëzim Sinani, i cili mohon akuzat.

“Prej meje, jo njëherë, se unë jam 70 vjeç, kam bërë ushtri, e zbor, i kam bërë të gjitha dhe i di mirë këto gjëra, se ku shkon po të bësh atë punë”.

Dy të moshuarit një motiv më shumë për ngjarjen e shohin edhe tek ngarkesat që i ishin krijuar nga puna me orë të zgjatura në gomisteri. Punë të cilën Rolandi e kishte lënë ditët e fundit.

“Punonte jashtë orarit, vetëm për gjumë vinte në shtëpi. Ikte në mëngjes, në 19:30 vinte në shtëpi. Blozë, duart e surrati, gomist…”, tregon nëna e tij.

Mbetet enigmë si për familjen, por edhe për policinë se si 43-vjeçari mundi të siguronte pistoletën që kreu krimin e dyfishtë në Tiranë.

Klan News

Etiketa: familja sinaniShkozevrasje


Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Berisha nga Elbasani:Këto janë zgjedhjet e jetës,ky monizëm do të pësojë fatin e të parit

Berisha nga Elbasani:Këto janë zgjedhjet e jetës,ky monizëm do të pësojë fatin e të parit

Video/ Qindra qytetarë e duartrokasin, ceremonia në nder të Luiza Gegës

Nga fëmijëria tek çështjet e zemrës, rrëfehet Luiza Gega

Video/Momenti kur Xhaka konfliktohet në fushë me futbollistin e Liverpulit

Video/Momenti kur Xhaka konfliktohet në fushë me futbollistin e Liverpulit
















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com