Për afro 12 orë, Jorgo Zani, 30 vjecari që vrau duke i prerë kokën, kushëririn e tij 12 vjecar, është marrë në pyetje nga hetuesit, të cilët kanë arritur në përfundimin se Zani, përpara se ta masakrojë djalin, ka tentuar ta përdhunojë.
Në trupin e të miturit 11-vjeçar janë gjetur shenja dhune ndërsa një pjesë e rrobave të tij kanë qenë të grisura.
Jorgo Zani vecse person me të meta mendore, rezulton të jetë edhe përdorues i substancave narkotike.
Ai dyshohet se ka vrarë dhe një 9-vjeçar tjetër nga fshati Palasë pasi prej 2 ditësh nga 9-vjecari Kiço Konomi nuk ka asnjë gjurmë. 9 vjecari mendohet se kishte kryer disa vjedhje ne fshat dhe bashkepunonte me Zanin.