Në Meksikë, krimi i organizuar ka filluar luftën për median e lirë. Që prej marsit janë vrarë 6 gazetare, duke shkaktuar kështu një bilanc tragjik. Ditën e djeshme, gazetari investigativ Javier Valdez u ekzekutu teksa shkonte drejt redaksisë ne shtetin verior të Sinaloas. Valdez u qëllua për vdekje në pasditen e së hënës teksa ishte duke shkruar ne zyrat e redaksise. Gazetari mbulonte krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Policia po heton pistat për zbadhjen e autorëve.