Kronikë

Krimi brenda familjes në Klos, fqinjët: Viktima ishte përdorues alkooli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 26/07/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë publike për mediat nga krimi i ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Gurrë e Vogël të Bashkisë së Klosit.

Neës24 ka siguruar dëshmin e njërit prej fqinjëve së 48-vjeçarit Ylber Elezi, që u godit për vdekje nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Fqinjët deklarojnë se viktima ishte përdorues alkooli në masë, ndërsa shtojnë se gruaja e tij ishte me probleme mendore dhe vajza në depresion.

“Realisht nuk e dimë si ka ndodhur ngjarja, por dëgjuam një zhurmë dhe dolëm jashtë, ku pamë që dera ishte e mbyllur. Nuk ishim si të hynim, kështu që njoftuam policinë, që erdhi në 22:30.

Viktima ishte përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ishte me probleme mendore, ndërsa vajza prej ditësh ishte në depresion.

Energjinë elektrike ua patëm lidhur para pak ditësh, por e shkatërruan se me të meta mendore. Ata nuk kuroheshin me ilaçe. Ylberi ishte goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë”, deklaron fqinji i viktimës./Opinion.al

Pas