Politikë

Krimet seksuale/ Projektligji që bëri bashkë PD dhe PS



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 19/07/22 |
Opi Nion

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin e Ligjeve për miratimin e projektligjit për krijimin e një regjistri kombëtar që do të mbajë të dhënat e personave të dënuar për krime seksuale.

Votimi për miratimin e projektligjit u bë ditën e sotme, ku asnjë nga deputetët nuk votoi kundër.

Ndërkohë, deputetja e LSI Erisa Xhixho, njëkohësisht dhe nismëtarja e projektligjit, falënderoi kolegët e të dyja palëve në këtë komision.

“Edhe unë kam një falenderim. Faleminderit kolegëve dhe institucioneve që kanë bashkëpunuar për draftin. Faleminderit që keni marrë parasysh sugjerimet tona që të jetë një ligj sa më i mirë. Uroj që të enjten në seancë të jemi pro këtij ligji”, u shpreh ajo.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj vuri theksin te bashkimi i forcave për një kauzë.

“Falenderoj kolegët e opozitës. Kur nuk futet politika në mes ne marrin më të mirën nga njëri tjetri. Dhe kjo duket”, tha ajo.

 

 

 

Pas