Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrest me burg për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili u arrestua dy ditë më parë bashkë me të birin dhe dy persona të tjerë.
Një ditë më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme duke i dhënë autorizimin prokurorit të çështjes të zhvillojë seancën gjyqësore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Ibrahim Hoxha u arrestua mbrëmjen e së hënës, pasi akuzohet se në këmbim të parave do të favorizonte njërën palë në një proces gjyqësor që kishte më shumë se dy vjet në proces. Gjyqtari ra nën përgjim rastësisht. Njeriu i cili po përgjohej nga policia ishte personi i cili kërkonte të fitonte procesin gjyqësor në këmbim të parave.