22 persona janë arrestuar nga Policia të akuzuar për krime mjedisore përgjatë dy javëve. Ndërkohë, janë proceduar penalisht 32 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë.
Në këto krime mjedisore janë përfshirë 57 autorë të këtyre veprave penale. Kontrolli i territorit do të vijojë 24/7, me qëllim parandalimin, evientimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, duke denoncuar çdo paligjshmëri./Opinion.al