Në fakt edhe pse për shumë europianë apo amerikanë mund të duket e çuditshme, aziatikët ushqehen çdo ditë me karkaleca (jo vetëm te detit), krimba apo larva, insekte dhe zvarranikë që në kulturën gastronomike europiane janë thuajse të panjohura. Shumë pak turistë e kalojnë testin e provës së këtij ushqimi, të zier apo skuqur qoftë. Ndërsa për shumë të tjerë është i vështirë edhe mendimi për t’i provuar.