Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krim me koncesion

2016/04/22 at 5:01 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Krim me koncesion

Nga Lorenc Vangjeli 


Teorikisht, reforma në drejtësi duhej të ishte ura që bashkonte dy brigje larg njëri-tjetrës siç janë pozita dhe opozita në Shqipëri. Mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë – dhe kjo është një shifër e diskutueshme në fakt sepse duhet të jetë realisht edhe më e madhe – nuk besojnë në sistemin e drejtësisë. Po në të njëjtin nivel shifrash është dhe numri i qytetarëve shqiptarë që duan ta ndryshojnë atë sistem.

Teorikisht, politika si zëdhënëse e këtij vullneti, e majtë apo e djathtë, si refleks dhe për refleks ndaj këtij vullneti, do të duhej të gjente tek reforma në drejtësi një pikë të shëndetshme kontakti. Ajo do të duhej të ishte ura që i bashkonte, tryeza që i ulte dhe debati që i bënte bashkë. Por teoria dhe praktika në Tiranë janë mjaft larg njëra—tjetrës. Janë përjashtuese dhe kundërshtuese.

Gjithë java e nxehtë që u la pas dhe kulmimi i saj me të enjten dhe të premten e njëpasnjëshme të kësaj jave, i distancuan dhe më tej palët. Arrestimi i Shullazit, një prej emrave domethënës të kronikës së zezë, fillimisht nën akuzë për kërcënim të dy profesorëve në zgjedhjet universitare, pastaj akuzat reciproke politike për t’i lënë atij në dorë njërin apo tjetrin flamur partiak dhe debati për armëmbajtjen e shqiptarëve mes ish-kryeministrit dhe kryeministrit aktual, e kanë ngritur në kulm tensionin në vend. Dhe aty ku zërat janë të lartë, argumentet dhe logjika e ftohtë, nuk gjejnë më veshë për t’u dëgjuar. Kur gjëmojnë këmbanat, kmbana e vërtetë ngjan si zile.

Duhet të kalojnë minimalisht disa kohë dhe duhen shpenzuar shumë më shumë energji për t’u rikthyer sërish në pikën ku ishin marrëdhëniet politike mes palëve në javën e kaluar. Dhe jo vetëm për refomën në drejtësi, por për gjithë jetën normale të një shoqërie, e cila është e zënë në kurth nga mallkimi i një lufte politike pa paqe. Sepse ky është tensioni që nga maja e piramidës zbret e depërton në çdo segment të shoqërisë. Që nga ajo që prodhon pushtet të çfarë do lloji e deri tek ajo pjesë që konsumon pushtet të çfarë do lloji. Qoftë pushtetin e votuar me kravatë në qafë, qoftë pushtetin me pistoletë pa leje në rripin e pasmë të pantallonave. Qoftë dhe pushtetin e njëkohshëm me kravatë në qafë dhe pistoletë në pasbrez.

Eshtë folur pafund për lidhjet e politikës me krimin. Eshtë folur për krim blu apo krim rozë. Eshtë folur për krim që jepet me qera sa djathtas dhe sa majtas. Në fakt krimi është vetëm i zi; në të vërtetë nuk është pushteti ai që përdor krimin dhe e merr atë me qera, por është e kundërta: është krimi që përdor pushtetin duke marrë me koncesion segmente domethënës të tij. Pavarësisht ngjyrës. Pavarësisht emrave. Duke shembur edhe urat që mund të bashkonin brigje larg njëri-tjetrit siç janë pozita dhe opozita në Shqipëri. Dhe duke e bërë mundësinë për drejtësi në Shqipëri, një ëndërr të qytetarëve që e kërkojnë në shumicë dërmuese, por nuk e marrin dot, që e meritojnë prej vitesh, por jua jep kush. Dhe ëndrrat shpesh janë si shpresat; zhgënjehen me zgjimin në mëngjez./JavaNews



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Shtatë anëtar të një familje mbesin të vrarë

Shtatë anëtar të një familje mbesin të vrarë

Putin nderon Kosovën, e barabartë me të gjithë shtetet Europiane

Putin nderon Kosovën, e barabartë me të gjithë shtetet Europiane

Video/ Kamarieret në lot: Nuk e tradhtojmë kurrë Kim Jong-un

Video/ Kamarieret në lot: Nuk e tradhtojmë kurrë Kim Jong-un

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin

Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin
23 Maj, 2025

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, kryetarja e Parlamentit...

Lexo më shumë

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
23 Maj, 2025

Aktori dhe komediani i njohur Jamie Foxx ka hedhur poshtë me humor pretendimet e çuditshme që e lidhin atë me...

Lexo më shumë

Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit

Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
23 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj kritikave të kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit...

Lexo më shumë

Vrasja e Ilaria Sulës/Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri

Vrasja e Ilaria Sulës/Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri
23 Maj, 2025

Vrasja tragjike e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, Mark Samson në Itali, ka marrë një tjetër kthesë. I riu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com