Ky është një krim që ka shkaktuar valë zemërimi në mbarë Britaninë.
Një nënë dhe partnerja e saj u gjetën fajtore për vrasjen e fëmijës 2vjeçar të saj.
Liam Fee humbi jetën pasi i shpërtheu zemra nga goditjet në gjoks.
Një mjek gjeti se ai kishte më shumë se 30 plagë në trup, përfshi këtu krahun dhe kofshën e thyer.
Nëna e tij, Rachel, dhe partnerja e saj lesbike, Nyomi, kishin abuzuar prej dy vitesh me djalin.
Ndërkohë shërbimi social e ka pranuar se ka dështuar me këtë rast.
Pak ditë përpara se Liam të gjendej i vdekur, çifti kishte kërkuar në Google për ‘morfinë për fëmijët’.
“A mund të shërohet vetë një thyerje e këmbës,” kishin pyetur ato.
Më pas kishin kërkuar për pyetjen: “A mund të shkojnë në burg së bashku gratë?”.
Sot është mësuar se ato nuk do të dërgohen në të njëjtin burg së bashku.
Babai i djalit, Joseph Johnson, 33 vjeç, qau kur gjykata i shpalli të dyja fajtore pas gjyqit që zgjati 7 javë.
Mediat dhe opinioni publik kanë ngritur akuza ndaj shërbimit social, që nuk është kujdesur për rastin në fjalë.
Ata e kanë pranuar se ‘ky rast na doli jashtë radarëve’.
Policia gjeti zinxhirë në shtëpinë e çiftit të lesbikeve.
Ata dyshojnë se e mbanin fëmijën të lidhur.
Rachel ishte e martuar prej 7 vitesh me babanë e Liam, përpara se të ndahej për t’u lidhur me një femër.
Vrasëset treguan pak emocione gjatë gjyqit.
Çifti nuk kërkoi ndihmë për djalin, edhe pse e kishte këmbën e thyer, por kërkonte në internet për terma si “sa mund të jetojë një njeri me
kockat e thyera”.
Ato thanë se nuk kërkuan ndihmë pasi kishin frikë se shërbimi social do ua merrte fëmijën.
Ato mohuan akuzat dhe tentuan fillimisht të bindin akuzën se krimin e kishte kryer një fëmijë tjetër.