Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familjeje në Shkodër.
Sipas burimeve për tvklan.al bëhet e ditur se burri ka vrarë gruan.
Raportohet se bëhet fjalë për një çift turistësh.
Nga burime policore të Shkodrës fillimisht u raportua se burri ka qëlluar edhe veten, pas vrasjes së gruas, por mësohet se kjo gjë nuk ka ndodhur, teksa autori është shoqëruar në polici.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.