Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krijonte lidhje me dijeninë e burrit,zhvaste të dashurit, i çonte në burg

2021/06/25 at 6:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krijonte lidhje me dijeninë e burrit,zhvaste të dashurit, i çonte në burg

Një histori e ngjashme me një skenar filmi ka ndodhur në vendin tonë. Kristiani u njoh me Anisën disa kohë më parë dhe krijuan një marrëdhënie intime. Ai punonte në Mal të Zi dhe çdo qindarkë që kursente ja çonte asaj. Po mendonte të blinin një shtëpi në Shkodër dhe të jetonin së bashku. Por, nuk do të zgjaste shumë lumturia mes tyre, ndërsa ëndrra për të krijuar familje me vajzën që dashuronte u shua shpejt.

Ka qenë mesnata e 8 qershorit 2021, kur Kristiani përfundoi në pranga, pas denoncimit të bërë nga ish-e dashura, e cila pretendonte se ai e kishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Por qëndrimi i 28-vjeçarit në qeli nuk zgjati shumë, pasi gjykata zbuloi një tjetër histori, e cila do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve, raporton News 24.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë për Kristianin, u zbulua se Anisa ishte një grua e martuar dhe me fëmijë. Ajo ishte afruar qëllimisht me të që ta mashtronte dhe t’i merrte paratë. Për këtë lidhje intime kishte dijeni edhe bashkëshorti i Anisës.

“Nuk e kam dhunuar asnjëherë Anisën. Kam krijuar krejt natyrshëm një lidhje intime me të dhe jam sjellë shumë normalisht. Nuk i kam shkaktuar kurrë shqetësime dhe as kam përdorur dhunë ndaj saj, në asnjë rrethanë”, iu tha ai hetuesve.

Kundër gruas, foli edhe një person me inicialet E.S. ai u intervistua në komisariatin nr.4 më datë 12 qershor 2021. “Anisa njihet si person problematik, pasi është e martuar dhe krijon lidhje të vazhdueshme me persona të tjera, duke përfituar prej tyre të mira materiale. Për lidhjet e saj ka dijeni edhe bashkëshorti. Në momentin që ajo ndodhet  me një prej tyre, fillon e krijon probleme me ta dhe vjen në komisariatin 4, duke i kallëzuar ose kërkuar ndihmën e policisë, që t’i ofrojë mbrojtje, duke krijuar situata të pavërteta rreth sigurisë së saj”, thotë E.S.

Ai ka sqaruar para hetuesve se ashtu sikurse Kristiani dhe ai ka qenë viktimë e mashtrimeve të Anisës. Në dokumentin e gjykatës thuhet se “kallëzuesja ka patur njëkohësisht lidhje jashtëmartesore me E.S dhe Kristianin, te cilët janë viktima të mashtrimeve të saj. Fakte këto të sqaruara nga prokuroria në seancë gjyqësore”.

Pas kësaj dëshmie por edhe fakteve Gjykata vendosi ta lirojë nga burgu të riun duke argumentuar se “bazuar në të gjitha provat dhe në shpjegimet e dhëna si nga prokuroria, ashtu dhe vetë personi nën hetim dhe avokati i tij, në këtë seancë nuk konkludohet se ndodhemi përpara dyshimit të arsyeshëm që personi nën hetim të ketë konsumuar ndonjë vepër penale”.

Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Kristiani, prokuroria tashmë po heton gruan për veprën penale të mashtrimit.

Ju sugjerojmë

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
Kryesore

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

12 Shtator, 2025 7:45 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 12 shtator 2025

12 Shtator, 2025 7:40 am
Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

11 Shtator, 2025 10:53 pm
Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
Sport

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

11 Shtator, 2025 10:21 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

11 Shtator, 2025 10:09 pm
Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre
-U tha në Opinion

Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre

11 Shtator, 2025 10:02 pm
“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re
-U tha në Opinion

“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re

11 Shtator, 2025 9:56 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

11 Shtator, 2025 8:48 pm
Para
Zbardhet vrasja e biznesmenit në Elbasan, kush është autori i dyshuar

Zbardhet vrasja e biznesmenit në Elbasan, kush është autori i dyshuar

COVID-19 në Itali, humbin jetën 56 qytetarë

COVID-19 në Itali, humbin jetën 56 qytetarë

Shqiptaro-amerikania LGBT: Ja si i fitova betejat për të qenë vetvetja

Shqiptaro-amerikania LGBT: Ja si i fitova betejat për të qenë vetvetja

TE FUNDIT

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
12 Shtator, 2025

Sot, në orën 10:00 do të nisë seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 12 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
12 Shtator, 2025

DASHI Orët e ardhshme do të sjellin disa takime veçanërisht interesante dhe lidhje të reja. Së shpejti do t’ju duhet...

Lexo më shumë

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
11 Shtator, 2025

Teksa komentoi kabinetin “Rama 4”, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion se Belinda Balluku tashmë është fuqizuar brenda qeverisë....

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
11 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com