Një grua është arrestuar në portin e Barit ditën e Ujit të Bekuar, pasi është kapur me 700 gram heroinë. Sipas mediave italiane, gruaja ishte duke udhëtuar me djalin e saj 3-vjeçar dhe e kishte fshehur drogën në bark duke e mbështjellë me celfona, duke dhënë përshtypjen e një gruaje shtatzëne, informon tv klan.
Por, policia italiane ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 700 gramëve të heroinës. Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, e kishte sjellë drogën nga Shqipëria dhe akuzohet për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, policia italiane është duke zhvilluar hetimet për të identifikuar, se cilët janë personat e tjerët të implikuar në këtë ngjarje.