Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krijimi i qeverisë së re në Serbi, Vuçiç mandaton një mjek për kryeministër! Kush është kandidati që do pasojë Vuçeviç

2025/04/06 at 10:19 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krijimi i qeverisë së re në Serbi, Vuçiç mandaton një mjek për kryeministër! Kush është kandidati që do pasojë Vuçeviç

Endokrinologu Gjuro Macut, është i mandatuari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të dielën, më 6 prill.

Vuçiç tha se Qeveria e re serbe do të zgjidhet më 18 prill. Mjeku Gjuro Macut ka përfunduar specializimin në endokrinologji. Është shef i repartit për tumoret e sistemit endokrin në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë.

“Dr. Gjuro Macut, një njeri jashtëzakonisht i guximshëm, shumë i qetë, i matur, tolerant, i durueshëm dhe ndoshta specialisti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena deri në Stamboll”, tha Vuçiç.

Presidenti serb më herët ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill.

Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të merrte pjesë në këto konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, propozim që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi.

Pas konsultimeve të 3 prillit, kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, tha se koalicioni i mbledhur rreth SNS-së konsideron se nuk duhet të shpallen zgjedhje të reja, por duhet të formohet një qeveri e re.

Ai deklaroi se do t’i propozonte presidentit të Serbisë dy kandidatë për mandatar. Gjatë konferencës në Beograd ku njoftoi për mandatarin e Qeverisë së re serbe, njoftoi po ashtu se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, me gjasë në fillim të majit.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e ekzekutivit të ri.

Vuçeviq e kishte dhënë dorëheqjen një muaj e gjysmë më herët, pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe, të cilët po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët. Studentët protestues që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në fokus të kërkesave të tyre, të adresuara institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë juridike dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar./REL

Ju sugjerojmë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
Bota

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

4 Nëntor, 2025 2:44 pm
Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
Politikë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

4 Nëntor, 2025 2:28 pm
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor, 2025 1:01 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
Bota

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

4 Nëntor, 2025 12:19 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori
Kronikë

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori

4 Nëntor, 2025 11:31 am
Para
Moti i keq në vend/ Kamioni rrëshket në aksin Strugë-Qafë Thanë, bllokohet rruga

Moti i keq në vend/ Kamioni rrëshket në aksin Strugë-Qafë Thanë, bllokohet rruga

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 7 prill 2025

TE FUNDIT

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, një nga figurat më me ndikim në politikën amerikane të dekadave të fundit dhe një nga mbështetësit kryesorë...

Lexo më shumë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
4 Nëntor, 2025

Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të...

Lexo më shumë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
4 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës. Blutë lokalizuan dhe kapën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com