Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krijimi i Gjykatës së Lartë, Meta: KLGJ ka tre muaj që nuk sjell propozime

2019/07/03 at 1:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mos funksionimi i Gjykatës së Lartë rrezikon ti japë lirinë kriminelëve

Presidenti Ilir Meta vazhdon të kërkojë informacion në lidhje me refomrën në drejtësi. Me anë të një letre drejtuar zonjës Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor , kreu i shtetit kërkon kërkohet informacion rreth ecurisë së reformës në drejtësi, si dhe marrjen e masave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për propozimin e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Për letrën e tij, Meta ka vënë në dijeni dhe diplomatët e huaj në Tiranë.


Që datën 6 qershor të këtij viti, Presidenti ka kërkuar infomacion dhe ka marrë një përgjigje, por sipas tij pa shumë detaje. 

“Gjykata e Lartë prej një periudhe të gjatë kohe ka funksionuar me një trupë gjyqësore të cunguar, deri me vetëm 3 gjyqtarë nga 19 që ka qenë numri i përgjithshëm i tyre. Ndërkohë që, aktualisht Gjykata e Lartë ka ngelur vetëm me dy anëtarë duke e patur të pamundur ligjërisht të formojë një trupë gjykuese, si dhe duke dalë praktikisht jashtë funksionit të saj. Neni 136 i Kushtetutës parashikon se, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ndërsa neni 179, pika 12, paragrafi i 2-të i Kushtetutës, parashikon se me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidenti emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sipas nenit 136 të Kushtetutës. Pra, referuar këtyre dispozitave kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj) është organi i cili duhet t’i propozojë Presidentit të Republikës kandidatët që zgjidhen nga radhët e juristëve për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, si dhe gjyqtarët që promovohen për në këtë Gjykatë. Bazuar në këto parashikime kushtetuese, referuar faktit që deri në këto momente pranë Institucionit të Presidentit të Republikës nuk është administruar asnjë propozim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, si dhe në kushtet kur ekziston një paqartësi se deri kur do të zgjasë kjo gjendje në Gjykatën e Lartë”, shkruan Meta.

Çfarë kërkonte Presidenti Meta…
1. Informacion mbi ecurinë dhe veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për procesin e shpalljes dhe administrimit të aplikimeve për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, si dhe në çfarë faze është procesi i verifikimit dhe vlerësimit nga Këshilli në lidhje me këtë çështje me kaq rëndësi për vendin.

2. Referuar gjithashtu të dhënave të bëra publike, Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion nëse pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor është administruar opinion i misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V”, ku i sugjerohet Këshillit (KLGJ) përdorimi i një skeme provizore/zgjidhje sui generis për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, duke caktuar anëtarë “të përkohshëm” në këtë gjykatë nëpërmjet skemës së delegimit nga gjykatat e niveleve më të ulta, për të formuar trupën gjyqësore të përkohshme në Gjykatën e Lartë, derisa të riformohet numri i tri kolegjeve.

Përgjigjia nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas Metës për kërkesën e 6 qershor të këtij viti

Në përgjigje të kërkesës për informacion, Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm me shkresë nr. 3061/1 prot, datë 18.06.2019, ka konfirmuar vetëm faktin se:

“Pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në rrugë elektronike nga Misioni ‘EURALIUS V’, ka ardhur një opinion, i cili është një dokument pune, në proces përpunimi dhe vlerësimi si nga Këshilli, ashtu dhe nga EURALIUS-i. Ky dokument nuk i është nënshtruar ende vlerësimit nga Këshilli dhe në momentin që do të ketë një qëndrim të tillë, institucioni juaj do të bëhet me dije”. Bashkëlidhur është dërguar dhe opinioni i Misionit “EURALIUS V”.

“Përgjigja e institucionit tuaj ndaj kërkesës së Presidentit të Republikës nuk përmbush kriteret formale dhe përmbajtësore. Së pari, referuar përmbajtjes së përgjigjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhënë me shkresë nr. 3061/1 prot, datë 18.06.2019, evidentohet se ka një mungesë impenjimi të KLGJ-së për t’i kthyer një përgjigje shteruese kërkesës së Presidentit të Republikës për një ҁështje kaq të rëndësishme.

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës për informacionin e kërkuar mbi ecurinë dhe veprimtarinë e deritanishme të Këshillit të Lartë Gjyqësor për gjithë procesin e shpalljes dhe administrimit të aplikimeve sipas Kushtetutës dhe ligjit për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, si dhe në çfarë faze është procesi i verifikimit dhe vlerësimit nga Këshilli. Këshilli i Lartë Gjyqësor është konstituuar më datë 20 dhjetor 2018, kur zhvilloi mbledhjen e tij të parë, duke zgjedhur Kryetarin e këtij organi dhe ka deklaruar me vendim si datë të krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor datën 12.12.2018. Në nenin 174 pika 1, shkronja “a”, “Aktet nënligjore”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet shprehimisht se:

“Ngarkohen Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të miratojnë rregullat e detajuara, sipas parashikimeve dhe afateve të këtij ligji. a) Brenda tre muajve nga krijimi i Këshillave, aktet që lidhen me aktivitete jashtë funksionit, krijimin e dosjeve personale, caktimin e përkohshëm në detyrë të të emëruarve të rinj në pozicione të komanduara, magjistratët në skemën e delegimit, ngritjen në detyrë në nivele më të larta ose të specializuara, emërimin e anëtarëve jogjyqtarë të Gjykatës së Lartë, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe caktimet në pozicionet e përkohshme”.

Pra sipas kësaj dispozite, rezulton se KLGJ-ja ka tejkaluar afatin fillestar 3-mujor të përcaktuar nga neni 174/1, shkronja “a” e ligjit nr. 96/2016, edhe me më shumë se 3-muaj të tjerë, periudhë brenda të cilës këshilli duhej të kishte miratuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për të nisur procedurat e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë sipas kushtetutës dhe ligjit“, thekson Presidenti.

Ky afat 3-mujor i përcaktuar nga ligji ka përfunduar në datën 12 mars 2019, ndërkohë që, nga ky moment kanë kaluar edhe 3 muaj e 20 ditë të tjera dhe ende Këshilli i Lartë Gjyqësor rezulton që se nuk ka përmbushur detyrimet e tij ligjore.

Në këtë situatë, Presidenti i Republikës kërkon, sa më parë, informacion nga KLGJ-ja, se ҁfarë është bërë konkretisht deri më tani mbi këtë çështje, për të identifikuar qartësisht se cila ka qenë arsyeja e tejkalimit të afatit ligjor për hartimin e akteve nënligjore, zbatimi i të cilave do të bënte të mundur më pas nisjen e procedurave ligjore për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
Kryesore

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

10 Shtator, 2025 3:54 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

10 Shtator, 2025 2:49 pm
Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
Bota

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

10 Shtator, 2025 2:18 pm
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
Kryesore

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

10 Shtator, 2025 1:31 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

10 Shtator, 2025 12:53 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

10 Shtator, 2025 12:12 pm
Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
Bota

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

10 Shtator, 2025 11:33 am
Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim
Bota

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim

10 Shtator, 2025 11:14 am
Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak
Bota

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak

10 Shtator, 2025 11:10 am
Para
E fundit/ Llalla heq dorë nga emërimi si gjyqtar, nuk do ti nënshtrohet Vettingut

Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Llallës, hetimet zgjaten edhe 3 muaj

David Sassoli zgjidhet kryetar i Parlamentit Europian

David Sassoli zgjidhet kryetar i Parlamentit Europian

Bojkoti i zgjedhjeve nga Këshilli i Europës, Basha:Për herë të parë pas…

30 qershori, Basha reagon ashpër ndaj ambasadorëve
















TE FUNDIT

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
10 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shumë shpejt do të nisin protestat, duke miratuar publikisht një propozim që...

Lexo më shumë

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

Auto-Skicë
10 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, në një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit,...

Lexo më shumë

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
10 Shtator, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë shkelën...

Lexo më shumë

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
10 Shtator, 2025

PD mbledh sot Kryesinë e saj, e para mbledhje që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com