Deputeti gjerman i CDU-së, Gunther Krichbaum në një status në facebook ka komentuar takimin me Kryeministrin Edi Rama dje në Berlin. Pas vorbullës ku u përfshi politika jonë mbi këtë çështje, ai shkruan: Dje kam takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestag. Me këtë rast, personalisht i thashë se mendoj se hapja e negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE është e parakohshme në këtë fazë. Reformat ende nuk janë të mjaftueshme”, shkruan ai.
Reagimi i tij publik vjen pas një debati mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës fundjavën e kaluar. Basha akuzoi se shkrime kundër deputetit gjerman janë sponsorizuar nga kryeministri. Ky i fundit, kundërshtoi duke thënë se nuk qendron pas tyre dhe i përsëriti edhe njëherë Bashës kërkesën për të mos sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Pra për të mos dëmtuar imazhin e vendit në prag të vendimit të vendeve anëtare për negociatat Shqipëri-BE.