Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet amerikane pasi shtatë vite më parë kreu një vrasje në Florida.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër me akuzën e vrasjes.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.
Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre“, thuhet në njoftimin e policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Ëashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Opinion.al