Kronikë

Kreu marrdhënie seksuale me një 12-vjeçare, prangoset i riu në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 29/07/21 |
Opi Nion

Një 20-vjeçar është prangosur nga policia e Durrësit teksa akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Mësohet se i arrestuari është Klendi Xhura, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe.

Ndërkohë që policia e Durrësit ka prangosur gjithashtu dhe një tjetër shtetas 37-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Njoftimi i policisë:

Vihen në prangat e Policisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:

Klendi Xhura, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe.

  1. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas