Androkli Kokthi, drejtori i Tatimeve të Tiranës, i arrestuar dy ditë më parë për “shpërdorim të detyrës”, mohon akuzën e ngritur ndaj tij. Kreu i Tatimeve të kryeqytetit dyshohet se i ka urdhëruar lirimin dhe kthimin te pronari të një sasie malli të konfiskuar me herët, për shkak të mungesës së dokumentacionit tatimor.
Qëndrimi mohues ka qenë i vetmi shpjegim që Kokthi ka dhënë para oficerit të Policisë Gjyqësore, që ka shkuar dje për t’i marrë deklarime në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. U bë e ditur se i dyshuari Kokthi nuk ka pranuar të japë shpjegime të hollësishme, me pretendimin se më parë kërkon të njihet me provat kundër tij. Edhe mbrojtësi i Kokthit ka pretenduar se klienti i tij nuk ka konsumuar vepër penale dhe se arrestimi i tij në kushtet e flagrancës është i paligjshëm.
kur u konstatua se një sasi malli, pjesë këmbimi me vlerë 4 milionë lekë të rinj, të konfiskuara nga Tatimet, i ishin kthyer pronarit. Burime nga prokuroria pohuan se drejtori i Tatimeve Tiranë është mbajtur në përgjim gjatë gjithë kësaj periudhe, por nga bisedat nuk janë përftuar të dhëna që mund të përfshinin në veprën penale të korrupsionit. Organi i akuzës ka ngritur dyshime që Kokthi të ketë kthyer mallin e sekuestruar edhe në disa raste të tjera në shkelje të ligjit.