Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp, është shprehur se Lulzim Basha, i cili premtoi 20 mijë euro për fëmijën e tretë, i ka kopjuar programin.
“Nuk ndalojmë asnjë të kopjojë PL-në”, u shpreh Ilir Meta, i cili në programin e tij qeverisës premton “zbritje e kredisë me 3.000 euro për fëmijën e parë, 6.000 euro për fëmijën e dytë dhe 10.000 euro për fëmijën e tretë”.
Meta theksoi se nuk bëhet fjalë thjesht për shpërndarje të bonusese, por për një program të plotë.
“Nuk ndalojmë asnjë të kopjojë PL-në, por Partia e Lirisë ka dy armë shumë të forta, ka besueshmërinë dhe dy modele, atë se si të ardhurat do të rriten sipas përvoja më të mira rajonale, dhe së dyti ka edhe atë maqedonas që është provuar i suksesshëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sa i takon zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë.
Nuk bëhet fjala thjesht për të shpërndarë bonuse, por për një program të plotë”, tha Meta.