Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka dhënë deklaratën e tij të parë si i tillë dhe këtë e ka bërë nëpërmjet profilit të tij në fb, ku ka shkruar se zgjedhjet e 18 qershorit duhet ti fitojë modestia, duke goditur në një farë mënyre edhe arrogancën që ka treguar maxhoranca gjatë kësaj periudhe.
Vasili shkruan ndër të tjera se duke votuar LSInë, qytetarët do të ndahen nga mospërfillja dhe arroganca, dhe se sfida për të fituar zgjedhjet në këte garë është e thjeshte.
“Sfida është e thjeshtë: ne duhet ta fitojmë këtë garë me modesti, me këmbëngulje dhe thjeshtësi. Arroganca nuk është dhe nuk do të jetë dimensioni ynë në asnjë rast. Shqipëria duke votuar për LSInë do të ndahet nga mospërfillja, arroganca dhe veshi i shurdhët.”, shkruan Vasili.