Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i KQZ thirrje institucioneve: Bëni publike rezultatin e punës tuaj për zgjedhjet e 25 qershorit

2017/07/11 at 11:28 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Numëruesit e votave, LSI mbetet gjysmagjel. KQZ ia jep gjysmën e numëruesve PDIU-së

Në një dalje për mediat kreu i KQZ Klement Zguri, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të tjera të cilat janë marrë me problematikat e zgjedhjeve që të kryejnë sa më parë të jetë e mundur punën e tyre. Ai ka deklaruar po ashtu se sot ka përfunduar afati zyrtar i regjistrimit të ankesave në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit.


Zguri tha se tashmë është koha që task force e qeverisë e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve të bëjë publike rezultatin e punës së tyre. Gjithashtu ai ka kërkuar nga organet e hetimit të përfundojnë sa më shpejt hetimet për regjistrimin e çështjeve hetimore që kanë bërë për zgjedhjet.

 “Përfitoj nga ky komunikim publik, për të tërhequr vëmendjen për një çështje tjetër tejet të rëndësishme. Shqyrtimi administrativ i ankimimeve nga KQZ-ja nuk ezauron gjithë problematikën e këtyre zgjedhjeve. Procesi, me gjasë, do investojë dhe Kolegjin Zgjedhor, tek drejtësia e të cilit KQZ mbeshtetet plot besim.

Por procesi ka regjistruar incidente dhe shkelje të natyrave të tjera, të cilat kërkojnë reagimin e përgjegjshëm edhe të institucioneve të tjera. Task Forca e ngritur nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e Zgjedhjeve 2017 apo Departamenti i Administratës Publike, janë marrë gjeresisht me problematikën e zgjedhjeve, kanë bërë konstatime, kanë ndërhyrë dhe kanë nisur procedura hetimi administrativ.

Është momenti që këto organizma të bëjnë publike rezultatet e punës së tyre.

Në mënyrë të veçantë organet e ndjekjes penale kanë regjistruar çështje hetimore, për të cilat shqiptarët presin hetim të shpejtë, të pa ndikuar politikisht, profesional dhe të drejtë. Shqiptarët presin të bëhet publik sa më shpejt rezultati i procedimeve penale për të gjitha veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë në hetim. Qytetarët kanë nevojë ta shohin drejtësinë penale në fushën e zgjedhjeve në veprim dhe në lartësinë e ligjit. Pa lajme serioze, të besueshme dhe të qendrueshme nga organet e ndjekjes penale nuk mund të ringrihet besimi i publikut tëk zgjedhjet.

Për këtë arsye, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të përfshira të përmbyllin me përparësi procedurat e tyre të hetimit administrativ apo penal dhe të bëjnë sa më shpejt publike rezultatet e punës së tyre.

Veprimtaria efikase e tyre është vendimtare për parandalimin e ngjarjeve apo fenomeneve të shkeljes së ligjit në fushën e zgjedhjeve në të ardhmen, është faktor i pazëvendësueshëm për rritjen e cilësisë së zgjedhjeve në Shqipëri”, ka deklaruar Zguri. /opinion.al

Etiketa: Klement ZguriKQZzgjedhjet e 25 qershorit


Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

8 Shtator, 2025 8:59 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 8 shtator 2025

8 Shtator, 2025 7:53 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
Rama nga Vaqarri: Ky do të jetë koalicioni i madh qeverisës

Rama nga Vaqarri: Ky do të jetë koalicioni i madh qeverisës

Piramidat/ Nusja e Vebi Alimuçajt: Im shoq u dënua për milionat e babait. Jetojmë si të persekutuar

Piramidat/ Nusja e Vebi Alimuçajt: Im shoq u dënua për milionat e babait. Jetojmë si të persekutuar

Banka hungareze ngrin llogaritë 1 milionë USD e Vebi Alimuçës, por nuk ia kthen shtetit shqiptar

Banka hungareze ngrin llogaritë 1 milionë USD e Vebi Alimuçës, por nuk ia kthen shtetit shqiptar
















TE FUNDIT

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
8 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me...

Lexo më shumë

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
8 Shtator, 2025

Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet...

Lexo më shumë

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
8 Shtator, 2025

Sot, nis viti i ri shkollor në vendin. Nxënësit do t’u drejtohen bankave të shkollës pas pushimeve verore. Këtë vit,...

Lexo më shumë

Horoskopi, 8 shtator 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
8 Shtator, 2025

DASHI Pas disa ditësh disi konfuze, dëshira për të ndërmarrë veprime kthehet: Hëna në sektorin tuaj të miqësisë ju mbështet,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com