Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i KQZ jep porositë e fundit: Ja 3 mënyrat si duhet votuar

2021/04/24 at 11:44 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kreu i KQZ jep porositë e fundit: Ja 3 mënyrat si duhet votuar

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media. Gjatë fjalës së tij Celibashi sqaroi qytetarët për mënyrën e votimit ditën e nesërme.


Celibashi tha ndër të tjera se ka tre mënyra votimi, që do të konsiderohen të vlefshme, pasi në të kundërt vota e qytetarëve do të jetë e pavlefshme.

“Me qëllim që vota të jetë e vlefshme, qytetari duhet të votojë me një nga tre mënyrat e bëra publike, votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin me shenjën e X ose + në kuadratin e bardhë; mund të zgjedh partinë ose koalicionin dhe vetëm njërin prej kandidatëve të asaj partie, që ai ka zgjedhur, me shenjën X ose + te kuadrati i numrit të kandidatit; votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat, pra të bëjë shënimin vetëm në një prej numrave, që i korrespondon kandidatit që ai parapëlqen, me shenjën X ose + në kuadratin e numrit, pa qenë nevoja të vendosë shenjë te kuadrati i partisë apo koalicionin, që ky kandidat i përket.

Theksoj që në rastin e fundit, vota për kandidatin shkon si votë edhe për partinë politike apo koalicionin. Çdo mënyrë tjetër e votimit ka probabilitet të lartë që të konsiderohet e pavlefshme. Votuesit do të gjejnë informacion të plotë në hyrje të qendrës së votimit, në lidhje me kandidatët dhe numrat e tyre. Ata, që do të kenë dilema, për shkak të memories për numrin, mund ta marrë informacionin mbi atë se kujt kandidati i përket X numër jashtë QV, por edhe pranë zonës së fshehtësisë, do jenë vendosur emrat dhe numrat e kandidatëve.”- tha Celibashi.

Celibashi tha gjithashtu se procesi i votimit do të nisë nesër në orën 07:00 në të gjithë Shqipërinë dhe çdo vonesë do të shoqërohet me sanksione të forta.

“Në lidhje me pajisjet e identifikimit elektronik, tashmë është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Vetëm rreth 100 qendra votimi nuk janë mbuluar akoma me operatorë, në zona mjaft të thella, kryesisht në pjesën veriore, por edhe në jug, por KQZ po punon për këtë. Procesi i votimit në cdo lloj rrethana do duhet të fillojë në orën 07:00 dhe nuk ka asnjë arsye, qoftë edhe të karakterit teknik, për të pritur procesin e votimit. Në të kundërt, do të ketë sanksione të forta ligjore. Por jam besimplotë që nuk do të kemi asnjë problem të këtij lloji.”– përfundoi ai.

Deklarata e Ilirjan Celibashit:

Ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore në të gjitha komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Nga informacionet që marrim nga KZAZ deri tani, procesi ka shkuar shumë mirë, nuk është evidentuar asnjë lloj parregullsie. Për zgjedhësit do risjell edhe njëherë në vëmendje informacione mbi fletën e votimit. Në këtë ditë të heshtjes zgjedhore, do ketë vend për të përcjell mesazh informues. Në cdo QD, do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku janë emrat e partive dhe koalicioneve, si dhe numrat, që iu korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe, konkurrojnë dhe kandidatë të pavarur.

Me qëllim që vota të jetë e vlefshme, qytetari duhet të votojë me një nga tre mënyrat e bëra publike, votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin me shenjën e X ose + në kuadratin e bardhë; mund të zgjedh partinë ose koalicionin dhe vetëm njërin prej kandidatëve të asaj partie, që ai ka zgjedhur, me shenjën X ose + te kuadrati i numrit të kandidatit; votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat, pra të bëjë shënimin vetëm në një prej numrave, që i korrespondon kandidatit që ai parapëlqen, me shenjën X ose + në kuadratin e numrit, pa qenë nevoja të vendosë shenjë te kuadrati i partisë apo koalicionin, që ky kandidat i përket.

Theksoj që në rastin e fundit, vota për kandidatin shkon si votë edhe për partinë politike apo koalicionin. Çdo mënyrë tjetër e votimit ka probabilitet të lartë që të konsiderohet e pavlefshme. Votuesit do të gjejnë informacion të plotë në hyrje të qendrës së votimit, në lidhje me kandidatët dhe numrat e tyre. Ata, që do të kenë dilema, për shkak të memories për numrin, mund ta marrë informacionin mbi atë se kujt kandidati i përket X numër jashtë QV, por edhe pranë zonës së fshehtësisë, do jenë vendosur emrat dhe numrat e kandidatëve.

Në lidhje me projektin pilot, që do të zhvillohet në Njësinë nr. 10, e rikonfirmoj me siguri të plotë që ky proces, pra procesi me votim elektronik, është 100% i garantuar, fshehtësia e votës dhe integriteti janë 100% të garantuara. Pajisja dhe sistemi janë ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk i shenjojnë radhën dhe kohën e votimit, prandaj ju bëj me dije të gjithë votuesve të kësaj zone që ky proces është ndoshta shumë herë më i sigurt se procesi i votimit me fletën e votimit. Prandaj, të gjithë ata që do duan të shprehin votën e tyre, të votojnë pa asnjë hezitim në këtë zonë, pasi fshehtësia e votës së tyre është e siguruar.

Në lidhje me pajisjet e identifikimit elektronik, tashmë është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Vetëm rreth 100 qendra votimi nuk janë mbuluar akoma me operatorë, në zona mjaft të thella, kryesisht në pjesën veriore, por edhe në jug, por KQZ po punon për këtë. Procesi i votimit në cdo lloj rrethana do duhet të fillojë në orën 07:00 dhe nuk ka asnjë arsye, qoftë edhe të karakterit teknik, për të pritur procesin e votimit. Në të kundërt, do të ketë sanksione të forta ligjore. Por jam besimplotë që nuk do të kemi asnjë problem të këtij lloji.

Etiketa: celibashkiKQZ


Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Meta jep urdhër: Të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit

Meta jep urdhër: Të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit

Ngjarja në Elbasan, Meta: PD kallëzoi 40 “çuna problematikë” që më 7 prill

Ngjarja në Elbasan, Meta: PD kallëzoi 40 “çuna problematikë” që më 7 prill

Meta jep urdhër: Të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit

Replikat me Yuri Kim,Meta:Lobistë që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht
















TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com