Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i KQZ: Ja pse padia e PAA është e paligjshme

2017/05/11 at 12:37 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i KQZ: Ja pse padia e PAA është e paligjshme

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me ankimimin e depozituar në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Agrare Ambientaliste. Kjo e fundit i ka kërkuar Kolegjit të shpallë si të paligjshëm pranimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 18 Qershorit me pretendimin se ato u depozituan përtej afateve kohore që përcakton Kodi Zgjedhor.

Por për Kreun e KQZ-së, Denar Biba, PAA nuk mund të konsiderohet si subjekt zgjedhor, për shkak të ligjit dhe, për pasojë, nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në Kolegjin Zgjedhor.

Sipas tij, ankim kanë të drejtë të bëjnë vetëm “subjektet zgjedhore” dhe të tillë janë vetëm ata “të cilët paraqesin listë kandidatësh.

Reagimi i Kryetarit të KQZ

Dëgjova për ankimin e paraqitur nga Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, me objekt: “Kundërshtimi i vendimeve të KQZ…”.

Është fakt i njohur botërisht dhe i provuar faktikisht që PAA, ndonëse ka paraqitur kërkesë në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017, në vijim ka paraqitur kërkesë për tu çregjistruar dhe nuk ka paraqitur listë kandidatësh as më herët e, as në datën 29 prill 2017, që ishte edhe afati i fundit i parashikuar nga Kodi Zgjedhor (KZ), i përllogaritur publikisht sipas formulës së përdorur më së paku që nga zgjedhjet e vitit 2009.

Automatikisht, PAA nuk mund të konsiderohet si subjekt zgjedhor, për shkak të ligjit dhe, për pasojë, nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në Kolegjin Zgjedhor, pasi ankim kanë të drejtë të bëjnë vetëm “subjektet zgjedhore” dhe të tillë janë vetëm ata “të cilët paraqesin listë kandidatësh” (nenet 145/1 e 63/1 të KZ).

Në vijim legjislacioni përkatës:

Neni 145

E drejta e ankimit në gjykatë

  1. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë kundër vendimeve të KQZ-së, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshëm brenda afatit të përcaktuar në nenin 152 të këtij Kodi.

Neni 2 Përkufizime

  1. “Subjekte zgjedhore” janë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidatët për kryetarë të organeve të qeverisjes vendore, të regjistruar në përputhje me këtë Kod.

PJESA IV “REGJISTRIMI i SUBJEKTEVE ZGJEDHORE”

Neni 63 Subjektet zgjedhore dhe kandidatët

  1. Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë kandidatësh, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod.

Ju sugjerojmë

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
Aktualitet

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

8 Janar, 2026 12:20 pm
Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
Aktualitet

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

8 Janar, 2026 12:17 pm
Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës
Aktualitet

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

8 Janar, 2026 12:11 pm
Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
Kronikë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

8 Janar, 2026 12:04 pm
Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Bota

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

8 Janar, 2026 10:10 am
Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

8 Janar, 2026 9:35 am
Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

8 Janar, 2026 9:03 am
Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

8 Janar, 2026 9:01 am
Para
Çfarë po përpiqen t’ju thonë sytë për shëndetin tuaj

Çfarë po përpiqen t’ju thonë sytë për shëndetin tuaj

Batanija që shëron stresin/Risia e re që na duhet të gjithëve

Batanija që shëron stresin/Risia e re që na duhet të gjithëve

Rama: Linjë ajrore shqiptare me ndihmën e Erdoganit

Rama i përgjigjet "flakë për flakë" Sali Berishës, ja ironia e tij

TE FUNDIT

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
8 Janar, 2026

Autoritetet kanë shpallur evakuim të menjëhershëm për banorët e Bashkisë Durrës, konkretisht në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri,...

Lexo më shumë

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
8 Janar, 2026

Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e...

Lexo më shumë

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës
8 Janar, 2026

Banorët e Njësisë Administrative Novoselë në Vlorë kanë marrë një urdhër të menjëhershëm evakuimi, për shkak të rrezikut të lartë...

Lexo më shumë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
8 Janar, 2026

Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Policia tha se kishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com