Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Kjo është hera e dytë që Myzyri paraqitet në SPAK, pas paraqitjes më 7 prill të këtij viti.
Msëohet se ai ka hyrë dhe ka dalë në ambiente të SPAK pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Ende nuk ka informacione të sakta për arsyet e thirrjes së tij në këtë organ të akuzës dhe se për çfarë ka dëshmuar.